Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina TECH

Serwer: Grenell mund të lëvizë kah të dojë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në TECH
A A
Serwer: Grenell mund të lëvizë kah të dojë
Share on FacebookShare on Twitter

Njëri nga gjeneralët më me nam të ushtrisë amerikane Mark Hertling po zhvillon luftë të re, ani se gjendet në pension. Këtë po e bën përmes rrjeteve sociale me ish-të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sa që në një moment e bllokuan njëri tjetrin.

Grenell qëndroi për dy ditë në Kosovë, kurse ish-presidenti amerikan Donald Trump iu referua si i dërguari i tij.

Hertling dhe personalitete tjera amerikane e konsideruan atë që po bënë dyshja Trump-Grenell veprim të keq dhe ilegal.

Por ish-emisari e bëri të qartë se në çfarë cilësie qëndroi në Prishtinë .

Daniel Serwer, profesor në universitetin “John Hopkins”, thotë se nuk ka asgjë joligjore në ardhjen e Grenellit në Kosovë e as në cilësimet që ia bëri vizitës së tij Trump.

Madje, i sheh me dyshim edhe akuzat se ai është argat i Beogradit.

“Richard Grenell tani është një person privat i cili mund të punojë për kë të dojë. Nuk e di nëse ai punon për shtetin e Serbisë. Unë kontrollova regjistrin e agjentëve që e ka Departamenti amerikan i Drejtësisë amerikane. Grenell nuk figuron në listën e agjentëve të Serbisë”, ka thënë Serwer.

Ndërkohë në Kosovë, pushteti dhe opozita kryesisht kanë heshtur rreth vizitës së Grenellit.

Madje, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Haki Abazi tha se secili qytetar amerikan është i mirëseradhur për vizitë. Veçse, sipas tij, ka vetëm një marrëdhënie institucionale dhe ajo është mes Administratës Biden dhe Kosovës.

Por Serwer pohon se në Washington nuk janë të kënaqur me qasjen që e ka qeveria kosovare në disa pika.

“Departamenti i Shtetit e ndoshta edhe Shtëpia e Bardhë mendojnë se kryeministri Albin Kurti nuk po angazhohet në procesin e dialogut aq sa do të donin amerikanët dhe evropianët. Në këtë aspekt është e rëndësishme që kanalet e kontakteve të mbahen të hapura pa marrë parasysh çka ndodh”.

Ndryshe Kosova dhe Serbia ishin ndër shtetet e pakta që nuk kishin marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e Samitit të Demokracisë të cilin e organizon presidenti Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.

Por, burime nga administrata amerikane në Uashington kanë konfirmuar të premten (sot) për Telegrafin se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, në Uashington më 9 dhe 10 dhjetor.

Sipas këtyre burimeve, administrata amerikane e kishte informuar Presidenten Vjosa Osmani rreth ftesës pas takimeve që kishte ajo me përfaqësuesit e institucioneve amerikane, ku ishte diskutuar lidhur me këtë çështje, shkruan Telegrafi.

Vendimi i administratës amerikane që ta ftojë Kosovën vjen disa ditë pas njoftimit se vendi ynë s’është në mesin e shteteve pjesëmarrëse.

Lexo po ashtu

WhatsApp vjen me ndryshime të reja
TECH

WhatsApp vjen me ndryshime të reja

23 orë më parë
Pse linja e re e televizorëve Samsung OLED është më e vlerësuara për vitin 2023?
TECH

Pse linja e re e televizorëve Samsung OLED është më e vlerësuara për vitin 2023?

7 ditë më parë
Meta nis raundin e ri të pushimeve nga puna që prek 6000 vende pune
TECH

Meta nis raundin e ri të pushimeve nga puna që prek 6000 vende pune

1 javë më parë
BE-ja gjobit me 1.2 miliardë euro kompaninë Meta, dënimi më i lartë në histori
TECH

BE-ja gjobit me 1.2 miliardë euro kompaninë Meta, dënimi më i lartë në histori

2 javë më parë
WhatsApp ngjall shqetësime, përdoruesit të frikësuar se po përgjohen
TECH

WhatsApp ngjall shqetësime, përdoruesit të frikësuar se po përgjohen

2 javë më parë
Kosova.info - YouArt platforma kushtuar artit
TECH

Kosova.info – YouArt platforma kushtuar artit

3 javë më parë
Memli Krasniqi - Jeffrey Hovenier
Lajme

Krasniqi takohet për drekë pune me Hovenierin: Raportet Kosovë – ShBA janë të shenjta

2 Qershor, 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai tha se raportet e Kosovës...

Read more
Escobar falënderohet për marrëveshjen – por, kush e kërkoi shtyrjen e reciprocitetit, ShBA-ja apo BE-ja?

Lajçak dhe Escobar javë tjetër në Kosovë dhe Serbi

2 Qershor, 2023
32 të vdekur dhe 1 mijë e 612 raste të reja me COVID-19

Kosova i bën kërkesë zyrtare Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur – nis me Drenicën

2 Qershor, 2023
Kurti

Kurti, Krasniqit: Ia plotësuat kërkesën e parë Vuçiqit – çlironi kryetarët të shkojnë në zyrë

2 Qershor, 2023
Kurti, Abdixhiku, Tahiri

Kurti, Krasniqit e Abdixhikut: Arrestimin e kriminelëve ta bëjmë me koordinim a pa koordinim?

2 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.