Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Sali Berisha përjashtohet nga Partia Demokratike

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Sali Berisha përjashtohet nga Partia Demokratike
Share on FacebookShare on Twitter
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është përjashtuar përkohësisht nga Partia Demokratike (PD), pas një cikli të gjatë akuzash në drejtim të tij nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ambasada amerikane në Shqipëri.

Vendimin për përjashtimin e Berishës nga partia që ai vetë krijoi, e bëri të ditur kreu i sotëm i kësaj partie, Lulzim Basha, përmes një adresimi në media për këtë çështje.

Sipas zotit Basha, ky vendim bëhet “për të shmangur çdo keqkuptim deri në përfundim të kërkesës ligjore për transparencë”, pas shpalljes së zotit Berisha si person i padëshiruar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështjeje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Basha.

Ai tha se Partia Demokratike mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga zoti Berisha duke thënë se ndjekja e rrugës ligjore për të kërkuar transparencë është e drejtë themelore e njeriut, dhe se “në rastin konkret çështja është komplekse për shkak se përfshin Departamentin amerikan të Shtetit”.

“Partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pacenueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë, në interes të demokratëve, në interes të së ardhmes së Shqipërisë. Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen”, shtoi Basha.

Largimi i Berishës nga PD vjen pasi Departamenti amerikan i Shtetit, i ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan atij dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në siç është thënë korrupsion të gjerë.

Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, thuhej se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ish-kryeministri shqiptar, ka përdorur pushtetin e tij për përfitime dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

“Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e ShBA-së.

Shtetet e Bashkuara e arsyetojnë vendimin me faktin se, i njëjti është në vazhdën e riafirmimit të përkrahjes së ShBA-së, për reformat kryesore politike dhe institucionet demokratike të Shqipërisë.

Berisha i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka kërkuar që të publikohen fakte.

Lexo po ashtu

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi
RAJONI & BOTA

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

24 orë më parë
Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
RAJONI & BOTA

Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

1 ditë më parë
3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës
RAJONI & BOTA

3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës

1 ditë më parë
Rama të hënën pret liderët e Rajonit dhe komisionarin e BE-së për Zgjerimin, Kurti akoma nuk ka konfirmim
RAJONI & BOTA

Rama nuk tërhiqet: BE-ja duhet ta dënojë sulmin në Banjskë

1 ditë më parë
“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”
RAJONI & BOTA

“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”

2 ditë më parë
Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë
RAJONI & BOTA

Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë

2 ditë më parë
Të gjithë mendojnë se është normale, por mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje kronike: Shikoni bërrylin sa më parë
SHËNDETËSI

Të gjithë mendojnë se është normale, por mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje kronike: Shikoni bërrylin sa më parë

29 Shtator, 2023

Ky fenomen ndodh, sepse diabeti, ndër të tjera, mund të shkaktojë kruajtje dhe tharje të lëkurës, ndërsa njerëzit me këtë...

Read more
Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në Kosovë: Na duhet sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë

Na duhet sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë

29 Shtator, 2023
Presidentja uron PS-në për fitore në zgjedhje

Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave

29 Shtator, 2023
Analiza e Fox News: Është në përputhje me doktrinën ruse që Putin po e ndihmon Vuçiqin në fushatën e destabilizimit në Kosovë

Është në përputhje me doktrinën ruse që Putin po e ndihmon Vuçiqin në fushatën e destabilizimit në Kosovë

29 Shtator, 2023
Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.