Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Rukiqi për Qeverinë: Është shkëputur me realitetin, po rëndohet xhepi i qytetarëve

lajmim.com nga lajmim.com
3 javë më parë
në EKONOMI
A A
Rukiqi për Qeverinë: Është shkëputur me realitetin, po rëndohet xhepi i qytetarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Rukiqi i pakënaqur me veprimet e Qeverisë: Është shkëputur me realitetin, po rëndohet xhepi i qytetarëve

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka vlerësuar si të rëndë gjendjen ekonomike në vend. Sipas tij, me mosveprimet e Qeverisë, po vazhdon të rëndohet xhepi i qytetarëve.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) konsideron se qytetarët janë në gjendje më të vështirë se sa para dy vitesh. Goditje të madhe, sipas Rukiqit po i jep edhe inflacioni i lartë dhe ngritja e çmimeve.

Për këto të dyja, sipas Rukiqit do të duhej të ishte alarm për Qeverinë e Kosovës.“Për të reaguar duhet me pranuar që ke një krizë. Nëse sot e pyet një qytetar se a qëndron më mirë sa i përket mirëqenies sa i përket përballimit të kostos së jetës në raport me para dy viteve, secili sigurisht se ka me u përgjigj që është në gjendje shumë më të vështirë dhe shumë më të rëndë ekonomike edhe normalisht se do duhej të ishte një lloj alarmi për Qeverinë për të vepruar”, u shpreh Rukiqi, teksa thotë se ekzekutivi nuk po e pranon që ka krizë ekonomike.

“Kur një Qeveri e merr pushtetin, e ka për detyrë të kujdeset që jetesa e qytetarëve të jetë më e mirë, që qytetarët të kenë mundësi të përballojnë kostot e jetesës dhe fatkeqësisht Qeveria nuk e pranon që ka një krizë ekonomike në vendin tonë e cila nuk është në tërë dimensionin e krizës ekonomike mirëpo është e pjesshme dhe është në një pikë të ndjeshme, për shkak se preket drejtpërdrejt xhepi i qytetarëve dhe që është kjo rritja e vazhdueshme e rritjes së çmimeve në dy vitet e fundit, një inflacion që nuk e ka parë vendi dhe në të njëjtën kohë një mosveprim që nuk e ka parë vendi”, thotë Rukiqi.

Teksa ka folur për platformën “Superpuna”, Rukiqi e vlerëson si joreale, pasi thotë se krijimi i vendeve të punës mund të bëhet edhe pa subvencione në periudha të caktuara.

Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është “shkëputur me realitetin”.

“Në rrethana normale për një periudhë të caktuar edhe pa subvencione mund të hapen një numër i tillë i vendeve të punës, pra kur na flet Qeveria, unë kam përshtypjen se janë shkëputur me realitetin dhe ishte dëshmia e raportit të Bankës Botërore për dekadën e fundit që vlerësoi çdo element sa i përket avancimit ekonomik të Kosovës në pikat kyçe, përfshirë edhe GDP për kokë banori. Pra shihet se sot Kosova ka bërë atë progres në dekadën e fundit dhe kur na vijnë këto paraqitje të Qeverisë me platforma si ‘Superpuna’, përshtypja ime është që kjo Qeveri ka një shkëputje me realitetin, edhe në të kaluarën edhe në të tashmen”, thotë Rukiqi./EO

Lexo po ashtu

A do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në Kosovë? – deklarohet kryetari i Naftëtarëve
EKONOMI

A do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në Kosovë? – deklarohet kryetari i Naftëtarëve

2 ditë më parë
Paralajmërohet rënie e dukshme e çmimit të naftës në Kosovë
EKONOMI

Lajm i keq për qytetarët: Rriten çmimet e naftës

2 ditë më parë
Trusti i bllokuar, vazhdon të jetë pa bord
EKONOMI

Trusti i bllokuar, vazhdon të jetë pa bord

2 ditë më parë
Kompanitë ajrore: Të gatshme të shmangim kaosin e vitit të kaluar në udhëtime
EKONOMI

Kompanitë ajrore: Të gatshme të shmangim kaosin e vitit të kaluar në udhëtime

3 ditë më parë
ATK-ja inkasoi mbi 300 milionë euro për 4 muaj
EKONOMI

Veriu sfidë edhe për ATK-në, Murtezaj thotë se po bashkëpunojnë me Doganën e Policinë

3 ditë më parë
Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik
EKONOMI

Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik

3 ditë më parë
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË Për Shtëpinë e Bardhë, UashingtonSekretarin BlinkenBashkimin Europian, Bruksel Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju...

Read more
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
Arbana Xharra

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 Qershor, 2023
aksident FOTO ILUSTRIM

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.