Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Ruajeni pak fytyrë, se jeta është e gjatë e s’i dihet

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Ruajeni pak fytyrë, se jeta është e gjatë e s’i dihet
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi Parlamentar i AAK-së ka reaguar pas deklarimeve të djeshme të kryeparlamentarit Glauk Konjufca se kreu i kësaj partie ka probleme me ligjin për korrupsion dhe shpronësim tokash.

Në reagimin e tyre thuhet se Ramush Haradinaj kurrë nuk është marrë me shitjen e tokave dhe nuk e ka asnjë akuzë.

“Kur “Ushtria Fashiste e Facebook-ut” e Albin Kurtit shanë e sulmon gjithsecilin dhe për gjithçka, kjo edhe është e kuptueshme se atë detyrë kanë dhe për atë paguhen. Po kur i jep gojës pa fre edhe njeriu që e mban postin e Kryetarit të Kuvendit, kjo është shqetësuese.
Ky zotnia bëhet edhe prokuror, edhe gjyqtar edhe pa fije turpi flet broçkulla në publik, se si Ramush Haradinaj paska probleme me ligjin për shpronësim tokash e korrupsion!
Sa për informimin e opinionit publik e jo për oborrtarët e Albin Kurtit (se këta të fundit e dinë të vërtetën), Ramush Haradinaj kurrë nuk është marrë me shitjen e as stërshitjen e tokave dhe në jetën e tij nuk ka pasur e as nuk ka një akuzë për asgjë, nëse këtu nuk i llogaritni akuzat e luftës speciale të Serbisë kundër tij!”.

“E dyta, e dini ju e gjithë të tjerët se ky Shtet e ka një sistem që merret me shpronësimin e tokave, kjo për projekte të interesit nacional dhe ky sistem është krejtësisht i pavarur dhe jashtë kontrollit të çdo kryeministri”.

Deputetët e AAK-së kanë thënë se Glauk Konjufca duhet të përgjigjet pse vendi ku ëshgtë kryetar kuvendi është shndërruar në vend të vdekjes duke iu referuar shifrave të larta të vdekjeve dhe infektimeve nga COVID-19.

“Prandaj ti Glauk Konjufca përgjigju pse vendi ku ti je Kryetar Kuvendi, është shndërruar në vend të vdekjes dhe kjo edhe me fajin tënd e të qeverisë e rrethit tënd!
Mos u merrni me rrena e me shpifje se po e tmerroni një popull të tërë me diskursin e poshtër publik. Ruajeni pak fytyrë, se jeta është e gjatë e nuk i dihet!”.

Lexo po ashtu

Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

7 orë më parë
france protestat
Lajme

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

7 orë më parë
Edmond Hajrizi
Lajme

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

8 orë më parë
Belind Këlliçi
Lajme

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

8 orë më parë
Foto femije
Lajme

Brukseli dhe Varshava me nismë për gjetjen dhe kthimin e fëmijëve ukrainas në vendlindje

8 orë më parë
Raketat ruse
Lajme

Rrëzohen dy raketa ruse në Ukrainë

8 orë më parë
Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

23 Mars, 2023

Gazetari Arjan Çani tha për Euronews Albania se Edi Rama ka një performancë gjuhësore që i bën për vete menjëherë...

Read more
Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

23 Mars, 2023
france protestat

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

23 Mars, 2023
Edmond Hajrizi

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

23 Mars, 2023
Belind Këlliçi

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

23 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.