Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Rritja e çmimeve të konsumit në Kosovë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Rritja e çmimeve të konsumit në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse në vitin 2019 një konsumator do të blinte 1 kg miell gruri, 1 lit vaj, 1 kg djathë si dhe 30 copë vezë, me një mesatare të çmimeve do t’i nevojiteshin 8 Euro e 66 cent. Një vit më pas, në 2020, të njejtëve për po të njejtat produkte do t’iu duheshin 8 Euro e 94 cent, pra 0.28 cent më shumë. E këto çmime vazhduan të rriten edhe më tej në vitin 2021.

Të dhënat e muajit gusht 2021, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se ka pasur rritje të inflacionit mujor dhe vjetor. Inflacioni mujor ishte më i lartë në një mesatare prej 1.2% në gusht 2021, krahasuar me korrikun 2021. Por, norma vjetore e inflacionit e matur në gusht të 2021 krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7%.

Ndërkohë të gjithë artikujt që u cekën më lartë kanë pasur rritje të çmimit. Në gusht 2021, çmimi i bukës dhe drithërave u rrit me 1.9%, i djathit dhe i vezëve me 7.4%, e rritje shumë më të madhe patën vajrat dhe yndyrat ushqimore me 28.5%, krahasuar me çmimet që kishin në gusht të vitit 2020. Pra, as 8 Euro e 94 cent nuk do t’i mjaftojnë një konsumatori në Kosovë t’i blej këto 4 produkte të cilat i blinte edhe më lirë vite më parë.

Si qëndroi inflacioni ndër muaj gjatë vitit 2021?

Kur i analizojmë të dhënat e tetë muajve të kaluar të vitit 2021, sa i përketë indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, e shohim se në pesë muaj ka pasë rritje të inflacionit. Ndërsa, ishte muaji qershor i vetmi që nuk kishte ndryshim të inflacionit mujor, megjithatë inflacioni vjetor me qershorin e 2020 ishte 2.4%.

Por pse u ngritën çmimet?

Në gusht të vitit 2021, çmimet e konsumit në vendin tonë u rritën për 4.7%. Por kjo rritje nuk ishte vetëm në Kosovë. Në muajin gusht 2021, inflacion vjetor shënuan edhe vendet e rajonit, ku Shqipëria pati ngritje të çmimeve me 2.4%, Mali i Zi me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3.6%, derisa Serbia shënoi inflacionin më të lartë në rajon për këtë periudhë me 4.3%.

Rritje të çmimeve të konsumit patën edhe shtetet e tjera nga të cilat vendi ynë importon sasi të lartë të produkteve të ndryshme. E meqë Kosova ka bilanc negativ, pra importon më shumë sesa eksporton, kushtimisht i bie se edhe inflacionin e kemi të importuar, shkruan Indeksonline, transmeton Klankosova.tv.

Rritja e inflacioni gjithandej globit, sipas Forbes, vjen si rezultat i hapjes së ekonomisë pas futjes në kontroll të pandemisë – e cila çoi në rritje të kërkesës nga konsumatorët, plus kufizimet e zinxhirit të furnizimit. Kjo shpjegohet me atë se shumë kompani përballen me vështirësi në gjetjen e lëndës së parë si dhe fuqisë punëtore për të prodhuar produktet e tyre. Gjithë kjo e shoqëruar me rritjen e kërkesës së konsumatorit, përbënë katalizatorët kryesorë të rritjes së inflacionit.

Në vitin 2020, norma e inflacionit në të gjithë botën arriti në afërsisht 3.2 përqind në krahasim me vitin paraprak. Inflacioni shpesh përcaktohet si një rritje e vazhdueshme e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Megjithatë, pritjet e ekonomistëve janë që inflacioni në 2021 të zbutet pasi të lehtësohen pengesat kyçe, por prap do të jetë më i lartë se mesatarja e viteve 2016-19, para pandemisë. Me pak fjalë, inflacioni më i lartë ka të ngjarë të qëndrojë me ne edhe për një kohë.

Lexo po ashtu

Analiza e Fox News: Është në përputhje me doktrinën ruse që Putin po e ndihmon Vuçiqin në fushatën e destabilizimit në Kosovë
Lajme

Është në përputhje me doktrinën ruse që Putin po e ndihmon Vuçiqin në fushatën e destabilizimit në Kosovë

3 minuta më parë
Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta
Lajme

Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

12 minuta më parë
Kur e nisi Radojiçiqi vilen buzë Ujmanit? (VIDEO)
Lajme

Kur e nisi Radojiçiqi vilen buzë Ujmanit? (VIDEO)

22 minuta më parë
Komuna e Vitise
Lajme

Komuna e Vitisë prezanton disa projekte infrastrukturore

32 minuta më parë
moti-me-diell-dhe-vranesira-1
Lajme

Moti në fundjavë me diell dhe vranësira

42 minuta më parë
Ragip Zekolli
Lajme

Si funksiononte Këshilli për Vetëmbrojtje në Suharekë, flet veprimtari Zekolli (VIDEO)

51 minuta më parë
Analiza e Fox News: Është në përputhje me doktrinën ruse që Putin po e ndihmon Vuçiqin në fushatën e destabilizimit në Kosovë
Lajme

Është në përputhje me doktrinën ruse që Putin po e ndihmon Vuçiqin në fushatën e destabilizimit në Kosovë

29 Shtator, 2023

Terrori goditi një fshat të vogël në veri të Kosovës javën e kaluar, gjë që shkaktoi tensione të reja në...

Read more
Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

29 Shtator, 2023
Kur e nisi Radojiçiqi vilen buzë Ujmanit? (VIDEO)

Kur e nisi Radojiçiqi vilen buzë Ujmanit? (VIDEO)

29 Shtator, 2023
Komuna e Vitise

Komuna e Vitisë prezanton disa projekte infrastrukturore

29 Shtator, 2023
moti-me-diell-dhe-vranesira-1

Moti në fundjavë me diell dhe vranësira

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.