Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SHËNDETËSI

Rrëfimi i anesteziologut që la QKUK-në: U detyrova të shkoj në Afrikë për të punuar

lajmim.com nga lajmim.com
2 muaj më parë
në SHËNDETËSI
A A
Rrëfimi i anesteziologut që la QKUK-në: U detyrova të shkoj në Afrikë për të punuar
Share on FacebookShare on Twitter

Ikja e profesionistëve shëndetësorë nga vendi është një alarm për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e shëndetësisë në vend.

Në mesin e atyre që u detyruan të largohen nga vendi, si pasojë e kushteve financiare, është edhe anesteziologu Gëzim Kunoviku.
Në një intervistë për Kiks Kosova, Kunoviku ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë për të braktisur gjithçka në Kosovë, me qëllimin e vetëm që t’u sigurojë katër fëmijëve të tij shkollimin e duhur.

Kunoviku, i cili ndodhet në zonën e Mogadishut, zonë lufte në Afrikë, ka treguar që rroga prej 650 eurosh që e merrte në QKUK, ishte e pamjaftueshme për mbijetesë në Kosovë.

Andaj, kjo thotë se e detyroi që të linte gjithçka pas vetes për një punë të përkohshme në Afrikë.

Megjithatë, Kunoviku, i cili është edhe rezervist i Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se familja e tij e ka ndjerë mungesën e tij edhe kur ai ishte në Kosovë, pasi që detyrohej të punonte edhe në sektorin privat, në mënyrë që atyre të mos u mungonte asgjë.

“Para pesë ditëve më kontaktoi vajza ime 12-vjeçare dhe më tha: ‘A do ta gjesh një punë që punon më pak?’. Kjo nënkupton se edhe kur kam qenë në Kosovë, nuk kam qenë i pranishëm në jetën e tyre”, tha ndër të tjera ai, raporton Klan Kosova.

Kunoviku u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin masa emergjente për ndalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit, pasi që në të kundërtën vendi mund të vijë në një situatë ku do të detyrohen të marrin kuadro mjekësore nga vendet e Lindjes.

Lexo po ashtu

Humbja e peshës me operacion zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, tregon studimi
SHËNDETËSI

Humbja e peshës me operacion zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, tregon studimi

5 ditë më parë
OBSH thirrje për vdekjet nga shurupet e kollës: Veprime të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve
SHËNDETËSI

OBSH thirrje për vdekjet nga shurupet e kollës: Veprime të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve

1 javë më parë
Lista për barna esenciale gati për rishikim
SHËNDETËSI

Lista për barna esenciale gati për rishikim

2 javë më parë
Për të mirën tuaj! Nëse keni ndonjë nga këto ushqime në frigorifer, nxirrini menjëherë
SHËNDETËSI

Për të mirën tuaj! Nëse keni ndonjë nga këto ushqime në frigorifer, nxirrini menjëherë

3 javë më parë
Kardiologu zbulon ushqimet e ndaluara: Kështu do të jetoni më gjatë, i them edhe njerëzve që dua
SHËNDETËSI

Kardiologu zbulon ushqimet e ndaluara: Kështu do të jetoni më gjatë, i them edhe njerëzve që dua

3 javë më parë
Keni këto shenja? Kujdes, ja çfarë rrezikoni
SHËNDETËSI

Keni këto shenja? Kujdes, ja çfarë rrezikoni

3 javë më parë
Rama i përgjigjet opozitës nga Twitter: O të diskredituar, s'ka asnjë akuzë apo hetim ndaj meje në SHBA
Lajme

Rama i përgjigjet opozitës nga Twitter: O të diskredituar, s’ka asnjë akuzë apo hetim ndaj meje në SHBA

2 Shkurt, 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur t’i përgjigjet opozitës nga Twitter, ndërsa kjo e fundit e kishte thirrur për...

Read more
Daçiq: Serbia ka marrë garanci nga Amerika për themelimin e Asociacionit

Daçiq: Serbia ka marrë garanci nga Amerika për themelimin e Asociacionit

2 Shkurt, 2023
Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë për ish-agjentin e FBI-së

Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë për ish-agjentin e FBI-së

2 Shkurt, 2023
Seancë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë për “rastin McGonigal”

Seancë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë për “rastin McGonigal”

2 Shkurt, 2023
Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)

Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)

2 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.