Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SHËNDETËSI

Rehabilitimi nga Koronavirus zgjatë deri 1 vit, komplikime në mushkri edhe te fëmijët

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në SHËNDETËSI
A A
Një 31-vjeçare shtatzënë në mesin e viktimave nga COVID-19, nuk ishte e vaksinuar
Share on FacebookShare on Twitter

Varianti Delta po i atakon moshat e reja dhe gratë shtatzëna të cilat janë me imunitet më të zvogëluar, kështu ka thënë, Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës Gjinekologjike në QKUK.

Ismaili tha se simptomat janë të njëjta si te fëmijët po ashtu edhe te të rriturit. Sipas tij, format e rënda lënë komplikime në mushkëri nga gjashtë deri në një vit.

“Varianti Delta po i atakon moshat e reja dhe ato gratë shtatzëna që janë me imunitet më të zvogëluar kështu janë disa forma më agresive sidomos te shtatzënat që kanë qenë të hospitalizuara tek ne”. “Simptomat janë të njëjta me probleme kardiovaskulare me temperaturë, kollitje. Format e rënda lënë komplikime në mushkëri dhe rehabilitimi zgjat nga gjashtë muaj deri në një vit”.

Ismaili lut të gjitha gratë shtatzëna që të vaksinohen sepse është mënyra më efikase për të parandaluar vdekjen nga Covid-19.

“Përveç respektimit te masave anti-Covid, distancë, ikja nga tubimet, higjienë personale, bartja e maskave, mënyra më efikas për të parandaluar vdekjen nga kjo sëmundje është vaksinimi. Andaj lus të gjitha shtatzënat që nuk janë vaksinuar të vaksinohen sepse vaksinimi shpëton jetë”, tha ai.

Ndërsa doktoresha në Klinikën e Pediatrisë Violeta Grajqevci ka thënë se zakonisht në klinikë lajmërohen dy forma të ndryshme me probleme të frymëmarrjes duke shkaktuar pneumoni të rëndë sidomos te fëmijët që janë të hospitalizuar. Sipas saj, situata në Klinikën e Pediatrisë është stabile dhe janë vetëm 23 shtretër të dedikuar për fëmijët me Covid.

“Zakonisht lajmërohen dy forma të ndryshme me probleme të frymëmarrjes, respiratorë duke shkaktuar pneumoni të rëndë sidomos te fëmijët që i kemi të hospitalizuar. Momentalisht ne nuk mund ta dimë për arsye se tashmë është kjo formë e re në këta dy muajt e fundit që më e shpeshtë është në Kosovë që është lajmëruar te moshat pediatrike mbetet të diskutohet më tutje për pasojat që do të lërë për arsye se ende i kemi disa fëmijë në shërim por për pasoja afatgjate ende nuk mund të themi diçka serioze.Simptomat më të shpeshta janë me kollitje, plogështi, lodhje, madje dhimbje muskujsh dhe kokëdhimbje, jashtëqitje ujore poashtu edhe më frymëzënie sidomos te format më të rënda kur veç janë atakuar mushkëritë me problemet e pneumonisë atëherë kemi shenja të vështirësisë në frymëmarrje, nevojë për oskigjenoterapi e shumë probleme tjera. Situata është stabile sa i përket menaxhimit të këtyre rasteve. Kemi material të mjaftueshëm si në aspektin e dhënies së terapisë dhe materialit mbështetës poashtu edhe të stafit i cili punon në këtë repart. Momentalisht i kemi 23 shtretër të dedikuar për fëmijët me Covid. Kështu që kemi hapësirë të mjaftueshme për pranimin e këtyre fëmijëve”, tha Grajqevci.

Kurse Infektologu Hamdi Ramadani theksoi se në Klinikën e Neanatologjisë ka vdekur një fëmijë i moshës tre javësh i cili ishte në gjendje të rëndë. Sipas tij, këto lloje të viruseve nuk kanë treguar ndonjë ndërlikim shumë të rëndë deri në moshën 12 vjeç, raporton EO.

“Për fat të keq ka ndodhur një vdekje i një fëmije të moshës 3 javësh në Neanatologji, ku të dhënat e mjekëve tregojnë se ai pacient ishte në gjendje të rëndë. Një përqindjen e madhe e rasteve edhe te fëmijët deri në moshën 12 vjeçare kanë imunitetin më të fortë. Mirëpo ka përjashtime sikurse që ndodhi me rastin e vdekjes së fëmijës në Neanatologji. Këto lloje të viruseve nuk kanë treguar ndonjë ndërlikim shumë të rëndë deri në moshën 12 vjeç. Ende nuk na ndonjë të dhënë që duhet të vaksinohen edhe moshat që nga lindja deri në moshën 12 vjeç. Më vonë se a duhet të vaksinohen edhe moshat e hershme mbetet çështje shkencore e klinike. Është një numër relativisht i vogël i të infektuarve i moshës fëmijërore. Ata fëmijë që kanë pasur covid pozitiv dhe të cilët janë trajtuar duhet të monitorohen për disa javë që të tregojnë se çka do të ndodhë me efektet e mundshme anësore”, tha Ramadani.

Lexo po ashtu

Humbja e peshës me operacion zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, tregon studimi
SHËNDETËSI

Humbja e peshës me operacion zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, tregon studimi

22 orë më parë
OBSH thirrje për vdekjet nga shurupet e kollës: Veprime të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve
SHËNDETËSI

OBSH thirrje për vdekjet nga shurupet e kollës: Veprime të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve

5 ditë më parë
Lista për barna esenciale gati për rishikim
SHËNDETËSI

Lista për barna esenciale gati për rishikim

1 javë më parë
Për të mirën tuaj! Nëse keni ndonjë nga këto ushqime në frigorifer, nxirrini menjëherë
SHËNDETËSI

Për të mirën tuaj! Nëse keni ndonjë nga këto ushqime në frigorifer, nxirrini menjëherë

2 javë më parë
Kardiologu zbulon ushqimet e ndaluara: Kështu do të jetoni më gjatë, i them edhe njerëzve që dua
SHËNDETËSI

Kardiologu zbulon ushqimet e ndaluara: Kështu do të jetoni më gjatë, i them edhe njerëzve që dua

2 javë më parë
Keni këto shenja? Kujdes, ja çfarë rrezikoni
SHËNDETËSI

Keni këto shenja? Kujdes, ja çfarë rrezikoni

2 javë më parë
Më 2022 numër rekord biznesesh të regjistruara
EKONOMI

Më 2022 numër rekord biznesesh të regjistruara

29 Janar, 2023

Nga krejt vitet e pasluftës, 2022-ta ishte më i bereqetshmi sa i përket regjistrimit të bizneseve në Kosovë. Përgjatë 12...

Read more
Abdixhiku: Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë me veprime të veta (VIDEO)

Abdixhiku: Nga 134 kosovarë çdo ditë po e lëshojnë Kosovën, s’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve

29 Janar, 2023
Përvjetori i tmerrit në Rogovë të Hasit (VIDEO)

Përvjetori i tmerrit në Rogovë të Hasit (VIDEO)

29 Janar, 2023
Ekonomistët thonë se mos stabiliteti politik në Kosovë, paraqet problem për investimet e huaja

Ekonomistët thonë se mos stabiliteti politik në Kosovë, paraqet problem për investimet e huaja

29 Janar, 2023
23-vjeçarja kosovare që vdiq në aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë

23-vjeçarja kosovare që vdiq në aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë

29 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.