Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina KULTURË

Rastet e dhunës ndaj fëmijëve në Kosovë, rritet vetëdijesimi për raportim

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në KULTURË
A A
Rastet e dhunës ndaj fëmijëve në Kosovë, rritet vetëdijesimi për raportim
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka ditë që në raportin e Policisë së Kosovës nuk raportohet për ndonjë rast të dhunës në familje, ndërkaq në të shumtën e rasteve viktimë e dhunës janë gratë, por në disa raste edhe fëmijët.

Për shkak të shumë arsyeve shumë fëmijë në Kosovë e vuajnë dhunën në një formë ose tjetër nga sfera të ndryshme të jetës. Për një gjë të tillë organizata “Syri i Vizionit”, së fundmi ka organizuar një fushatë sensibilizuese për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Naser Lajqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e Qeverisë për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijës në mënyrë që t’iu ofrohet siguri fëmijëve.

“Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i ‘Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi’ me theks të veçantë ndalimin e ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijesuar gjithë qytetarët në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve. Institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij ligji, që fëmijët të ndjejnë mbrojtjen dhe sigurinë në çdo ambient dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti. Fushata ‘Dhuna nuk ka Justifikim’është realizuar në kuadër të fushatës vetëdijësuese mbi Ndalimin e Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve #RriteMeDashni”, tha ai.

Ai ka treguar se janë duke realizuar dy hulumtime në fushën e mbrojtjes së fëmijës, ku njëri ka të bëjë mbi mekanizmat funksional në nivel lokal sa i përket parandalimit dhe raportimit të dhunës dhe do të realizohet në Pejë, Klinë, Gjakovë, Gjilan dhe Prizren.

Lajqi ka treguar se hulumtimi i dytë ka të bëjë me monitorimin e zbatimit të Rregullores komunale për kutinë e ankesave në institucionet edukativo-arsimore parauniversitare në komunat Pejë, Klinë, Gjilan dhe Gjakovë, pasi në vitet e kaluar kanë ndihmuar drejtoritë e arsimit me hartimin e Rregullores komunale për vendosjen e kutive të ankesave në shkolla.

Tutje Lajqi shtoi se në krahasim me vitet e kaluara është shënuar rritje e vetëdijes të fëmijët të cilët e raportojnë dhunën e kjo falë kutive të ankesave që janë vendosur në shkolla.

“Ka rritje të rasteve të raportimit në shkollat ku ne punojmë falë kutisë së ankesave dhe mekanizmave funksional… ndërkaq, ka rënie të rasteve të dhunës pasi që mekanizmat përgjegjës kanë reaguar me kohë dhe vazhdimisht punojnë, ku kjo ka ndikuar që me pas ulje të rasteve të dhunës.  Derisa nuk është bërë një analizë e thukët për dhunën ndaj fëmijëve në shkollë dhe jashtë saj, nuk mund të themi që ka rritje të rasteve por nga takimet analizat dhe kontaktet me institucione dhe fëmijë mund të themi lirishtë se është rrit vetëdija e fëmijëve dhe besimi në mekanizma ekzistues në shkollë dhe jashtë saj që ata t’i raportojnë rastet e dhunës dhe kështu institucionet të jenë me kooperative në trajtimin e rasteve të dhunës dhe ofrimin shërbimeve për fëmijë qoftë viktima të dhunës apo ushtrues të dhunës”, shtoi tutje ai.

Bullizmi është një fenomen hije keq në të gjithë botën. Sipas hulumtimeve të ndryshme është një problem global i cili nuk është më pak i pranishëm edhe në Kosovë.

“Njëri nga dukuritë me të theksuara është bullizmi ndërmjet bashkëmoshatarëve që ndodh qoftë në shkolla apo edhe përmes rrjeteve sociale. Dhuna psikologjike e emocionale po ashtu është një dukuri që raportohet shumë, ndërsa dhuna fizike mbetet më pak e pranishme apo që raportohet nga ana e fëmijëve në shkolla dhe familje”, përfundoi Lajqi.

Lexo po ashtu

Producentja dhe aktorja kryesore e serialit “Rrushe” tregon pse janë vendosur titrat shqip-shqip
KULTURË

Producentja dhe aktorja kryesore e serialit “Rrushe” tregon pse janë vendosur titrat shqip-shqip

1 javë më parë
Vdes këngëtarja legjendare Tina Turner
KULTURË

Vdes këngëtarja legjendare Tina Turner

1 javë më parë
Top Channel i vendosi titra serialit “Rrushe”, aktori kosovar: Unë duj Rrahimin, Rrahimi duj veten
KULTURË

Top Channel i vendosi titra serialit “Rrushe”, aktori kosovar: Unë duj Rrahimin, Rrahimi duj veten

1 javë më parë
Filmi “Rrushe” me titra në shqip, reagon aktori Shkumbin Istrefi
KULTURË

Filmi “Rrushe” me titra në shqip, reagon aktori Shkumbin Istrefi

1 javë më parë
Prof. Dr. Rami Benbenishty nga Shteti i Izraelit ishte ligjëruesi kryesor në Konferencën e parë ndërkombëtare të Psikologjisë të UP
KULTURË

Prof. Dr. Rami Benbenishty nga Shteti i Izraelit ishte ligjëruesi kryesor në Konferencën e parë ndërkombëtare të Psikologjisë të UP

2 javë më parë
‘Sunny Hill Festival’ radhitet në mesin e top pesë festivaleve më të mëdha evropiane
KULTURË

‘Sunny Hill Festival’ radhitet në mesin e top pesë festivaleve më të mëdha evropiane

2 javë më parë
goran rakiq
Lajme

Rakiqi me “fontanë dëshirash” për qeverinë: Të lirohen të gjithë protestuesit

2 Qershor, 2023

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka dalë me një varg kërkesash ndaj institucioneve të Kosovës. Teksa po qëndronte në...

Read more
Albin Kurti

Kurti përmend të vrarët që nga viti 2000 në veri: Situata s’është e re por vazhdimësi e vjetër

2 Qershor, 2023
vjosa osmani

Osmani takohet me kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë zhvillimet e fundit

2 Qershor, 2023
Albin Kurti

Kurti: Pushteti në Kosovë merret veç me zgjedhje, protestat janë të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin

2 Qershor, 2023
Bayern Munich vjen me ofertë për Granit Xhakën

Bayern Munich vjen me ofertë për Granit Xhakën

2 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.