Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Ramosaj: Qeveria s’e menaxhoi fare situatën me pandeminë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Ramosaj: Qeveria s’e menaxhoi fare situatën me pandeminë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së për komunën e Deçanit, Bashkim Ramosaj,  tha se situata me pandeminë nuk është menaxhuar fare nga Qeveria.

Tutje, ai thotë se synim për mandatin tjetër ka zgjidhjen e problemit të mungesës së mjekëve. Ramosaj thotë se program zgjedhor është më i denjë dhe i përgjigjet Deçanit. Ai thotë se Deçanin në këto katër vjet qeverisje e ka sjell në një stad të zhvilluar.

“Është e natyrshme derisa njeri e sfidon veten të jetë kandidat për kryetar komune. Unë kam pasur fatin të jem një mandate kryetar komune. Ne duhet të përkushtohemi shumë që t’i realizojmë një sërë projektesh të cilat jetën e qytetarit në Deçan e bëjnë pak më të mirë. Këtë qytet e shpërfaqin përballë të tjerëve me potencialin dhe resurset që kanë. Në këtë rast unë besoj që do të jem fitues dhe po ashtu kemi një program zgjedhor që vlerësoj se është program më i denjë që i përgjigjet Deçanit. Dhe ajo që do të bëjmë mbas zgjedhje do të jetë vazhdimësi edhe e projekteve të këtij mandati mirëpo që do të ketë risi edhe në mandatin tjetër sepse Deçani ka kaluar në stad tjetër të zhvillimit dhe ky stad është i dukshëm për të gjithë qytetarët dhe besoj se do të kem përkushtimin e njëjtë që të përmbyllim edhe një stad tjetër të këtij qyteti”.

Tutje, Ramosaj thotë se asnjë sektor nuk duhet të anashkalohet, duke u zotuar se do të vazhdojë të punojë për konkretizimin e shumë projekteve.

“Në rast se flasim për sektorin e arsimit atëherë ndërtimin e infrastrukturës në shkollat e komunës së Deçanit veçse është në përfundim e sipër. Na ka mbet të punojmë më shumë në sistemin e sigurisë me trotuare, me ndriçim. Dhe është shqetësim mungesa e mjekëve jo vetëm në komunën e Deçanit por edhe komuna tjera. Ambiente komode janë krijuar në shëndetësi dhe duhet të shohim plotësimin e mjekëve në komuna”.“Përkundrejt shumë angazhimeve, marrëveshjeve ndërkombëtare që i kemi premtuar ende nuk kemi ndonjë aktivitet konkret për t’i zbatuar këto marrëveshje jo për fajin tonë por është një lloj neglizhence e cila nuk hyn në funksion drejtpërdrejtë. Ajo që e bënë Deçanin atraktiv është kryeqendra e turizmit. Duke mos anashkaluar edhe sektorin e bujqësisë”, tha Ramosaj.

Sipas tij, pandemia nuk është menaxhuar fare nga Qeveria, raporton EO.

“Kisha pas qejf bile me quajt keq. Pandemia nuk është menaxhuar fare. Dhe kur nuk menaxhohet një zyrtar ose një ministër nuk mund të menaxhojë pandeminë duke dalë të japë deklarata në medie. Menaxhimi i pandemisë kërkon veprime konkrete të cilat ish dashtë me ndodh dhe jo veprime teori. Duhet të ketë veprime konkrete”.

Lexo po ashtu

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

18 minuta më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

27 minuta më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

31 minuta më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

36 minuta më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

4 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

5 orë më parë
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog
Lajme

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

20 Mars, 2023

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka treguar se për dialogun Kosovë-Serbi sot ka raportuar në...

Read more
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

20 Mars, 2023
Albin Kurti

Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

20 Mars, 2023
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

20 Mars, 2023
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian më 18 prill pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.