Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Rama: Taktikat vetëdëmtuese të Kosovës po e ndihmojnë viktimizimin e Serbisë

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Rama: Taktikat vetëdëmtuese të Kosovës po e ndihmojnë viktimizimin e Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë para takimit të kryeministrit,Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër  Vuçiq në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se shpreson që ai të mos jetë një xhiro bosh.

Ai tha se Kosova bëri një hap të konsiderueshëm në drejtimin e shumëpritur dhe tani është koha që edhe Serbia të dalë nga llogorja e asburdit të mohimit të realitetit dhe të veprojë në mirëbesim, duke mundësuar një sekuencë zbatimi që i përmbush nevojat e të dyja palëve në kuadër të planit franko-gjerman.

“Por më duhet ta ritheksoj, se sa më lart nuk do të thotë aspak se Shqipëria e sheh Kosovën si të vetmen përgjegjëse për futjen e dialogut në qorrsokak. Assesi jo. Kosova bëri një hap të konsiderueshëm në drejtimin e shumëpritur, duke e pranuar planin franko-gjerman pa referencë për njohjen reciproke dhe duke pranuar po ashtu, propozimin e vetë-menaxhimit për komunitetin serb. E kam duartrokitur menjëherë Albin Kurtin për këtë hap edhe publikisht, jo vetëm personalisht. Tani është koha që edhe Serbia të dalë nga llogorja e asburdit të mohimit të realitetit dhe të veprojë në mirëbesim, duke mundësuar një sekuencë zbatimi që i përmbush nevojat e të dyja palëve në kuadër të planit franko-gjerman”.

Ai më tej, ka thënë se “dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë procesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare”.

“Shqipëria i ka shtrirë Serbisë dorën e miqësisë. Në mënyrë ironike, ka ndodhur në ndonjë rast të jemi i vetmi vend në rajon që ka folur hapur kundër sanksioneve ndaj Serbisë dhe e kemi shpjeguar qartë pse jemi të bindur në këtë qëndrim. Megjithatë, dhe kjo duhet theksuar, një përfundim i suksesshëm.

Për fat të keq, teksa përpiqem pa sukses të kuptoj taktikat e qeverisë së Kosovës, mbetem po aq i pasuksesshëm në përpjekjen për të kuptuar strategjinë e dialogut të Serbisë. Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë procesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare”.

Rama po ashtu ka shkruar se Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pike, por sipas tij, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën.

“Fatkeqësisht po ashtu, disa harrojnë se nuk jemi më në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pikë. Por megjithatë, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën, e këtë s’e luan topi. Thënë kjo, unë me sinqeritet shpresoj që të gjithë të përfshirët në procesin e normalizimit të jenë të vetëdijshëm për atë çfarë luhet sot mes Kosovës e Serbisë dhe të kuptojnë dreqi e mori, që çdo alternativë tjetër, përveç zbatimit të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është lojë me zjarrin, ku kush luan do të digjet i pari, po akoma më keq, në fund do të përvëlohet krejt rajoni, po nuk do të shpëtojë pa u përcëlluar edhe vetë Evropa.

Përfundimi i suksesshëm i procesit të normalizimit të Kosovës e Serbisë janë parësore për paqen dhe sigurinë rajonale, po edhe për sigurinë e vetë Evropës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lexo po ashtu

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi
RAJONI & BOTA

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

6 orë më parë
Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
RAJONI & BOTA

Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

10 orë më parë
3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës
RAJONI & BOTA

3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës

14 orë më parë
Rama të hënën pret liderët e Rajonit dhe komisionarin e BE-së për Zgjerimin, Kurti akoma nuk ka konfirmim
RAJONI & BOTA

Rama nuk tërhiqet: BE-ja duhet ta dënojë sulmin në Banjskë

16 orë më parë
“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”
RAJONI & BOTA

“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”

19 orë më parë
Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë
RAJONI & BOTA

Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë

1 ditë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.