Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Rama: Problemin e qenve endacakë do ta zgjidhë me Parkun e Qenve

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Rama: Problemin e qenve endacakë do ta zgjidhë me Parkun e Qenve
Share on FacebookShare on Twitter
Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, ka treguar se nëse fiton planifikon që problemin e qenve endacakë ta trajtojë duke e krijuar një Park të Qenve të ngjashëm me Parkun e Arinjve.

“Kryetari i komunës së Prishtinës reprezenton qytetarin e Prishtinës dhe nëse qytetari i Prishtinës e ka një problem të madh që janë qentë endacakë që shumë edhe më shumë po dëgjoj se po kafshohen fëmijët dhe të rriturit, atëherë ne duhet të marrim masa të menjëhershme sepse po cenohet shëndeti dhe siguria e njeriut. Isha te Parku i Arinjve vetëm për ta parë se si e kanë zgjidhur çështjen e arinjve. Aty është bërë një park ku, përpos zonës për arinj, ka edhe zona të tjera që i shfrytëzojnë bizneset e ndryshme në aspektin edhe të takimeve edhe në atë rekreativ, si dhe edukimin e fëmijëve”.

“Nëse qyteti jonë po zhvillohet si një qytet turistik nëpër mënyra të ndryshme na duhen edhe pika të atraksioneve të ndryshme. Mund ta krijojmë Parkun e Qenve, sepse komuna posedon një numër të madh të tokave. Fillimisht duhet të insistojmë në licensimin e qenve. Njerëzit që e kanë sot një qen nuk janë të licensuar për ta pasë dhe nuk ekziston asnjë raport se i kujt është ai qen. Duhet që fillimisht të insistojmë që nëse një familje dëshiron me marrë një qen, atëherë ai qen dihet që është i licensuar, i kujt është dhe kush është përgjegjës për atë qen. Nëse pas dy-tre muajsh fëmijëve iu bëhet bajat, atëherë qenin nuk e lëshojnë në rrugë. Nëse i licensojmë qentë dhe e kemi krijuar Parkun e Qenve, atëherë ky është vendi ku mundesh me dërgu qenin nëse nuk don me e mbajt më”.

Rama, në “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova, ka thënë se qentë endacakë janë problem shumë i madh dhe super emergjent.

Ai është zotuar se nëse do të udhëheqë me Prishtinën ky problem shumë i madh për qytetarët do të zgjidhet me emergjencë.

“Çdo gjë që ka të bëjë me cenimin e shëndetit të njeriut ne duhet ta marrim me urgjencë të madhe. Ne kemi mundësinë që ta zgjidhim këtë problem në mënyrë shumë të shpejtë dhe në atë mënyrë që ta kemi edhe një dinjitet për qentë. Nëse njerëzit e marrin këtë aspekt në mënyrë më serioze mund ta bëjmë zgjidhjen e menjëhershme”.

Lexo po ashtu

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit
RAJONI & BOTA

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

32 minuta më parë
Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard
RAJONI & BOTA

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

51 minuta më parë
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
RAJONI & BOTA

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

1 orë më parë
Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje
RAJONI & BOTA

Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje

3 orë më parë
"Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur": Jeta në një rajon të Rusisë
RAJONI & BOTA

“Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur”: Jeta në një rajon të Rusisë

4 orë më parë
Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët
RAJONI & BOTA

Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët

15 orë më parë
Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia
Lajme

Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia

30 Janar, 2023

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq në një konferencë për media  ka folur për luftën në Ukrainë, por edhe për marrëdhëniet...

Read more
Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)

Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)

30 Janar, 2023
KFOR: E rëndësishme të përmbahemi nga provokimet dhe të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut

KFOR: E rëndësishme të përmbahemi nga provokimet dhe të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut

30 Janar, 2023
Tetë të vrarë pas të shtënave me armë në një festë ditëlindjeje në Afrikën e Jugut

Tetë të vrarë pas të shtënave me armë në një festë ditëlindjeje në Afrikën e Jugut

30 Janar, 2023
28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.