Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka thënë që ka një plan specifik për qendrën e kryeqytetit ku do të prioritetizohen qytetaret e tek pas tyre do të vijnë automjetet.
“Kam një plan specifik për gjendjen në qendër të Prishtinës, ashtu edhe për ridefinimin e qendrës së Prishtinës”, ka thënë Rama në Ju Flet Prishtina.
“Brenda rrethi qendror do të ridefinohet hierarkia e përdorimit ku qytetari do të jetë i pari, trafiku urban, motoçikletat e biçikletat do të jenë të dytët dhe kerret do të jenë të tretët”.
“Qendra e Prishtinës do të reduktohet prej makinave të panevojshme sepse do të krijojmë mundësi që parkingjet nëntokësore ta tangjentojnë qendrën dhe njerëzit shumë lehtë mund ta parkojnë makinën edhe me ecë”.
“Hapësirat publike kanë me qenë interesante, të gjelbra, me mundësi të ndryshme që ofrojnë edhe në aspektin e gastronomisë, në aspektin e jetës nëpër rrugë në aspektin e shëtitoreve etj.”
“Do të jetë interesante për njerëzit të ecin, sepse është edhe në aspektin e shëndetit. Nëse ecin 300-400 metra është mirë për shëndetin, por edhe nuk lodhen”.
Rama tha se ekzistojnë projektet të cilat janë bërë e cilat duhet të implementohen për ta sjellë ngrohjen qendrore në lagjen “Bregu i Diellit”.
“Kjo pjesë [pjesa përgjatë Rrugës së Dubrovnikut] nuk e ka planin rregullues. Ke disa zona të qytetit të ende nuk e kanë planin rreegullues. Edhe planet rregulluese që janë bërë në vitet 2004 -2005 tani jemi në vitin 2021 dhe është koha që ato të revidohen , të rishikohen dhe ta shohim si është çështja sot dhe në bazë të së sotmes të bëjmë planifikime të reja që janë në ndërlidhshmëri të plotë me nevojat e qytetarit sot”.
The post Rama me plan ridefinimi të qendrës së Prishtinës: Të parët qytetarët e pastaj mjetet e transportit appeared first on Klan Kosova.