Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Qytetarët maqedonas, të zhgënjyer nga polarizimi i elitave politike

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Qytetarët maqedonas, të zhgënjyer nga polarizimi i elitave politike
Share on FacebookShare on Twitter

Bllokimi i ligjeve në Kuvend dhe mungesa e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit, janë dy problemet kryesore sipas raportit të fundit të Fredoom House, ku flitet për Maqedoninë e Veriut.

Raporti me titull “Lufta thellon ndasitë rajonale”, që u publikua më 24 maj, ka në fokus zhvillimet e vitit 2022.

Ky raport thotë se vendi ndodhet në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku qytetarët janë të zhgënjyer nga elitat politike, të cilat nuk arrijnë të shtyjnë përpara realizimin e reformave si rrjedhojë e polarizimit të skajshëm politik.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut vërehet polarizim i fuqishëm politik. Bllokimi i Kuvendit pengon miratimin e ligjeve në nivel kombëtar”, thuhet në raport.

Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” thotë për Radion Evropa e Lirë se për një periudhë të caktuar, për fat të keq, nuk ka indikacione se partitë politike “do t’i ulin shtizat dhe bashkërisht të fokusohen në realizimin e detyrimeve për t’i dhënë shtytje procesit integrues”.

“Gjatë këtij viti pres që edhe më shumë të thellohet polarizimi politik. Sigurisht se ky polarizim ka ndikuar dhe në bllokimin e Parlamentit”.

Albert Muslin nga Asociacioni për Zhvillimin e Demokracisë, që përcjell transparencën e institucioneve, thotë për REL-in se ky polarizim është si rrjedhojë e papërgjegjshmërisë së udhëheqësve politikë.

Ai thotë se bllokimi i punës së Kuvendit po bëhet në mënyrë irracionale ku “deputetët i japin të drejtë vetes ta bllokojnë procesin në mënyrë të papërgjegjshme”.

Në raportin e Freedom House thuhet se qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të zhgënjyer nga pritja shumëvjeçare për anëtarësim në BE, dhe se ata janë skeptikë se anëtarësimi do të ndodhë shpejt, porse e mbështesin anëtarësimin në familjen evropiane.

Në këtë raport thuhet se “qytetarët e Ballkanit Perëndimor ndihen të braktisur nga elitat vendore që kundërshtojnë reformat demokratike, si dhe nga elitat ndërkombëtare që janë të pavendosura për ta ndjekur procesin e aderimit” .

Troshanovski vlerëson se ndihma e ndërkombëtarëve është vënë në dyshim nga ana e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi në procesin e anëtarësimit në BE asaj i kërkohet të plotësojë kushte që nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës.

Sipas tij, sa më shumë të zgjasë procesi i integrimit në BE, “BE-së do ta shohin si vend ku dëshirojnë të migrojnë – dhe jo se integrimi do të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre në vendin ku jetojnë”.

Ndërsa, Musliu thotë se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në synimin e saj për t’u bërë pjesë e BE-së, por, sipas tij, sa më shumë që zvarritet ky proces, do të rritet euro-skepticizmi si rrjedhojë e dezinformatave që vijnë nga qendrat kundër procesit eurointegrues për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Lexo po ashtu

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

4 orë më parë
Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë
RAJONI & BOTA

Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë

7 orë më parë
Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe disa ish-zyrtarë
RAJONI & BOTA

Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe disa ish-zyrtarë

8 orë më parë
Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin
RAJONI & BOTA

Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin

9 orë më parë
Shefi i OKB-së: Të paktën 16,000 njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë
RAJONI & BOTA

Shefi i OKB-së: Të paktën 16,000 njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

9 orë më parë
As pas thirrjes ndërkombëtare, Serbia s’e largon ushtrinë nga kufiri me Kosovën
RAJONI & BOTA

As pas thirrjes ndërkombëtare, Serbia s’e largon ushtrinë nga kufiri me Kosovën

12 orë më parë
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË Për Shtëpinë e Bardhë, UashingtonSekretarin BlinkenBashkimin Europian, Bruksel Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju...

Read more
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
Arbana Xharra

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 Qershor, 2023
aksident FOTO ILUSTRIM

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.