Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Putin pret Assadin në Moskë, kritikon SHBA-në dhe Turqinë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Putin pret Assadin në Moskë, kritikon SHBA-në dhe Turqinë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, priti udhëheqësin sirian, Bashar al-Assad, në Moskë për herë të parë që nga viti 2015.

Sipas një njoftimi të Kremlinit, Putin ka kritikuar forcat e huaja që janë në Siri pa një mandat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një referim i bërë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.

Putini ka qenë aleati më i fuqishëm i Assadit në konfliktin dhjetëvjeçar sirian.

Mbështetja ushtarake ruse, përfshirë forcat ajrore, u vendos atje në vitin 2015 dhe ndihmoi regjimin sirian të rimarrë kontrollin e një pjesë të madhe të territorit nga kryengritësit.

Megjithatë, pjesë të rëndësishme të Sirisë mbeten jashtë kontrollit shtetëror, pasi forcat turke janë të vendosura në pjesën më të madhe të veriut dhe veriperëndimit – bastioni i fundit i madh i rebelëve anti -Assad.

Forcat amerikane janë të vendosura në lindje dhe verilindje të kontrolluar nga kurdët.

Regjimin e Assadit e ka mbështetur edhe Irani. Vetë udhëheqësi sirian ka bërë pak udhëtime jashtë vendit që nga fillimi i luftës më 2011.

Putin i ka thënë Assadit se forcat e huaja në Siri, të cilat qëndrojnë pa një vendim të OKB -së, ishin një pengesë për konsolidimin e tij.

“Qeveria siriane e kryesuar nga ju kontrollon 90% të territoreve. Terroristët pësuan dëme shumë serioze”, ka thënë Putin, sipas një deklarate të Kremlinit.

Ndërsa Assad lavdëroi atë që ai e quajti suksesin e ushtrive ruse dhe siriane në “çlirimin e territoreve të pushtuara” të Sirisë.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, fuqizuan sanksionet kundër Sirisë, duke thënë se ato kishin për qëllim të detyronin Assadin të ndalonte luftën dhe të binte dakord për një zgjidhje politike.

Lexo po ashtu

Novi Pazar: KKB organizoi iftar për përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhaku
RAJONI & BOTA

Novi Pazar: KKB organizoi iftar për përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhaku

3 orë më parë
Të paktën 12 të vdekur nga stuhitë e forta që goditën ShBA-në Qendrore
RAJONI & BOTA

Të paktën 12 të vdekur nga stuhitë e forta që goditën ShBA-në Qendrore

4 orë më parë
Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme
RAJONI & BOTA

Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme

5 orë më parë
Vuçiq: Rashiq dhe Jeremiq kanë bërë gjithçka që Kosova të fitojë një ulëse në OKB
RAJONI & BOTA

Vuçiq: Rashiq dhe Jeremiq kanë bërë gjithçka që Kosova të fitojë një ulëse në OKB

8 orë më parë
Brukseli fut në “listën e zezë” Serbinë, BE nxjerr të dhënat e bujshme për “Kalin e Trojës” që ka “instaluar” Putin në Beograd
RAJONI & BOTA

Brukseli fut në “listën e zezë” Serbinë, BE nxjerr të dhënat e bujshme për “Kalin e Trojës” që ka “instaluar” Putin në Beograd

8 orë më parë
Kosova.info - Nesër zgjedhjet parlamentare në Zvicër
RAJONI & BOTA

Kosova.info – Nesër zgjedhjet parlamentare në Zvicër

10 orë më parë
Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

1 Prill, 2023

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti...

Read more
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

1 Prill, 2023
Halil Matoshi

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

1 Prill, 2023
halil matoshi

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.