Një grup i qytetarëve këtë të diel kanë protestuar kundër vaksinimit dhe bartjes së maskës në mënyrë të detyruar.
Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin pa maska, derisa protesta po zhvillohej edhe pa pasur distancë.
Arian Xhezairi, njëri nga organizatorët e protestës tha se është e drejt e tyre të mos vaksinohen dhe se është shkelje e të drejtave të njeriut nëse një gjë e tillë iu kërkohet me detyrim.
I pranishëm në këtë protestë ishte edhe Bekim Ibishi, i cili edhe pse i vaksinuar me dy doza të vaksinës thotë se po trajtohet njëjtë sikur personat e pa vaksinuar.
Kjo është hera e dytë që ky grup i qytetarëve po protestojnë kundër marrjes së vaksinës në mënyrë të detyrueshme, derisa thonë se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të merren parasysh.
Kronikë e përgatitur nga Arjeta Sinani.