Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina KULTURË

Promovohet vepra monografike për Avdyl Hysë Gjonbalajn

lajmim.com nga lajmim.com
4 javë më parë
në KULTURË
A A
Promovohet vepra monografike për Avdyl Hysë Gjonbalajn
Share on FacebookShare on Twitter

Në Institutin Albanologjik në Prishtinë është promovuar vepra monografike `Avdyl Hysë Gjonbalaj – Tribun i Plavë e Gucisë” me autor Pleurat Krasniqi. Vepra në fjalë përbëhet gjithsej nga 22 pika, duke përfshirë jetën, heroizmin dhe veprat e të ndjerit Avdyl Hysë Gjonbalaj.

“Monografia kushtuar një veprimtari të përjetshëm të çështjes kombëtare, Avdyl Hysë Gjonbalaj, në të njëjtën kohë është edhe një rrëfim sipas gojëdhënës në njërën anë dhe sipas burimeve historike në anën tjetër që flasin me historinë në këto dy rrafshe. Do të thotë duke folur për ngjarjet historike nga është edukuar Avdyl Hysë Gjonbalaj, ai ka mësuar si përjtoheshin, si përballoheshin dhe si

tejkaloheshin ngjarjet historike, nëpër të cilat e kishte përplasur historia popullin shqiptar”, tha për RTK-në, Emin Kabashi, redaktor i veprës.

Ndërkaq, prof.dr. Nuredin Ahmeti tha se në mesin e shumë ngjarjeve e personaliteteve të historisë shqiptare për të cilat ka pak informacione të shkruara por që janë plotësuar nga kujtesa popullore, është edhe figura e Avdyl Hysë Gjonabalajt, i cili tani është përjetësuar edhe në mes të dy kopertinave që u promova sot.

“Një ninull djepi, uratë jete në këndimin e fillimjetës së personazhit për të cilin flasim sot përmes kësaj monografie, është dëshmi e këndimit shekullor të nënave tona përplot qëndresë, besnikëri, bujari e rezistencë stinëve ndërvite që të ruhet djepi, sofra dhe oxhaku në vatrat e etnisë sonë. Një jetëshkrim, që e deshi vendi, kuvendi, përballje betejash gjatë jetës për jetën e njeriut. Ky ishte dhe mbetet i tillë përjetësisht, kujtesë ndër data sa historie aq edhe kombëtarie”, tha Rrustem Gërguri, shkrimtar.

Në fund, autori i kësaj monografie, Pleurat Krasniqi, tha se në një libër me 100 faqe nuk mund të përfshihet jeta e bujshme 100-vjeçare për veprën heroike dhe sakrificën e Avdyl Hysë Gjonbalajt.

Lexo po ashtu

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar
KULTURË

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën “Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar

2 ditë më parë
Për shkak të situatës në veri anulohet festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë
KULTURË

Për shkak të situatës në veri anulohet festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë

4 ditë më parë
"Në jetë gjithçka është e arritshme" – Artistja autodidakte e teknikës me penj e gozhda
KULTURË

“Në jetë gjithçka është e arritshme” – Artistja autodidakte e teknikës me penj e gozhda

6 ditë më parë
Të dielën zgjidhet “Miss Turizmi” Shqiptar
KULTURË

Të dielën zgjidhet “Miss Turizmi” Shqiptar

1 javë më parë
Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër
KULTURË

Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër

2 javë më parë
PriFest publikon orarin e shfaqjes së filmave në edicionin e tij të 15-të
KULTURË

PriFest publikon orarin e shfaqjes së filmave në edicionin e tij të 15-të

3 javë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.