Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SHËNDETËSI

Promovohet udhëzuesi për përdorimin e antibiotikëve në KPSh

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në SHËNDETËSI
A A
Promovohet udhëzuesi për përdorimin e antibiotikëve në KPSh
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ishte i pranishëm në ceremoninë e promovimit të udhëzuesit për përdorimin e antibiotikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSh)

Në këtë tryezë lidhur me udhëzuesit për përdorimin e antibiotikëve në KPSh, mbështetur nga SDC /AQH, u diskutua për problemin global të shëndetit publik siç është rezistenca antimikrobike (RAM). 

Ministri Vitia tha se rezistenca antimikrobike ka potencialin të prekë njerëzit në çdo fazë të jetës, si dhe të sfidojë sistemin shëndetësor. Kjo e bën atë një nga problemet më urgjente të shëndetit publik në botë.

“Rëndësia e udhëzuesit për përdorimin e antibiotikëve duhet të konsiderohet si një hap drejt një plani konkret që do të ngërthejë synime të koordinuara strategjike për të përshpejtuar reagimin e Qeverisë ndaj rezistencës antimikrobike me qëllim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve. Në përballje me rezistencën antimikrobike, Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka zbatuar dy plane veprimi që janë në përputhje të plotë me Planin Global të Veprimit të OBSH për rezistencën antimikrobike dhe Konkluzat e Këshillit të Evropës”, tha Ministri Vitia, i cili shtoi se Qeveria mbetet e përkushtuar që bashkërisht me partnerët të arrihen përmirësime efektive ndaj kërcënimeve të rezistencës antimikrobike.

Njëkohësisht, ministri Vitia i njoftoi të pranishmit se rezistenca antimikrobike, si nen i veçantë, është përfshirë edhe në ligjin aktual për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Në kuadër të Planit të veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë investime në ngritjen e kapaciteteve laboratorike të mikrobiologjisë mjekësore në të gjitha nivelet e sektorit publik.

Në këtë ngjarje, të pranishmit thanë se ndonëse në shtetin tonë është shënuar ulje e ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve prej gati 25%, megjithatë, ende kemi shkallë të lartë të keqpërdorimit të antibiotikut ceftriakson në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Dokumenti i prezantuar sot do të jetë udhëzues i mjekut me qëllim ruajtjes së efikasitetit të antibiotikëve. Udhëzuesi do të jetë ndihmesë edhe në realizimin e projektit “International Center for Antimicrobial Resistance Solution”. Ky projekt trevjeçar do të nis i cili do të fillojë gjatë vitit  2024, do të fokusohet vetëm në përdorimin e drejtë të antibiotikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Botimi i udhëzuesit për përdorimin e antibiotikëve në KPSh është mbështetur nga SDC /AQH. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Shtimi i peshës dhe pagjumësia mund të shkaktohen nga ankthi
SHËNDETËSI

Shtimi i peshës dhe pagjumësia mund të shkaktohen nga ankthi

2 orë më parë
Shenjat që na tregojnë se trupi ka nevojë për pushim
SHËNDETËSI

Shenjat që na tregojnë se trupi ka nevojë për pushim

2 orë më parë
A po na e shkatërron jetën varësia ndaj ekraneve?
SHËNDETËSI

A po na e shkatërron jetën varësia ndaj ekraneve?

1 ditë më parë
Pse pushimi në shtrat për orë të gjata, mund të mos jetë gjëja më e mirë për pacientët me kancer
SHËNDETËSI

Pse pushimi në shtrat për orë të gjata, mund të mos jetë gjëja më e mirë për pacientët me kancer

1 ditë më parë
Shenjat që tregojnë se keni problemet me mëlçinë, duhet patjetër vizitë te mjeku
SHËNDETËSI

Shenjat që tregojnë se keni problemet me mëlçinë, duhet patjetër vizitë te mjeku

1 ditë më parë
Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve, kujdesi që ju duhet
SHËNDETËSI

Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve, kujdesi që ju duhet

2 ditë më parë
Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve
Lajme

Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve

29 Shtator, 2023

Kryeministri i Suedisë ka thirrur në takim kreun e forcave të armatosura për të ndihmuar në frenimin e rritjes së...

Read more
Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në "Dardani" të Prishtinës

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në “Dardani” të Prishtinës

29 Shtator, 2023
zelensky dhe navalny

Zelenskyy dhe Navalny ndër pretendentët për Çmimin Nobel për Paqe

29 Shtator, 2023
elianne andam

Londër: 17-vjeçari akuzohet për vrasjen e 15-vjeçares që e goditi me thikë

29 Shtator, 2023
Digjen disa lokale në oborrin e QKUK-së

QKUK mbetet pa rrymë pas incidentit me zjarr, OMK thotë se nuk mund të ofrojnë sherbime administrative

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.