Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Profesori amerikan: BE-ja po e përdor Specialen për zhdukjen e çlirimtarëve të Kosovës – era e diçkaje të kurdisur

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
Profesori amerikan: BE-ja po e përdor Specialen për zhdukjen e çlirimtarëve të Kosovës – era e diçkaje të kurdisur
Share on FacebookShare on Twitter

Në një opinion nga National Interest ku profesori amerikan i mëshon alarmit për rritjen e prezencës amerikane në Ballkan duke goditur influencën e BE-së që e favorizon Serbinë ngrihen pretendime mjaft interesante.

Një ndër to, ka të bëj me Gjykatën Speciale.

Profesori amerikan Ivan Sascha Sheehan konsideron që BE-ja po e përdor Gjykatën Speciale përkundër që ka probleme serioze me rendin dhe ligjin.

Sheehan madje parasheh edhe gërryejen e dëmtimin e demokracisë së pavarur të Kosovës nga Bashkimit Evropian.

“Mbikëqyrja evropiane është provuar të jetë një lëmsh i pazgjidhshëm për rendin dhe ligjin në Kosovë. Dhe një anim gjithnjë e më i madh evropian ndaj Serbisë – që po i përngjan çdo ditë e më shumë një shteti autoritar – mund të pritet që ta gërryej e dëmtojë demokracinë e pavarur shumëpartiake të Kosovës në vitet që vijnë.” – shkruan ai.

Më tej, ai konsideron se Gjykata Speciale është në duart e Bashkimit Evropian

“Që ta themi troç: BE-ja duket se po e përdorë Gjykatën Speciale për t’i zhdukur liderët e çlirimit të Kosovës nga politika e saj kombëtare.” – thotë ai.

Më poshtë e keni opinionin e plotë:

Ishte një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkan pas mungesës një dekadëshe të Amerikës – intervenimi amerikan i fundit që mbështeste shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, qartë i vetmi projekt i suksesshëm shtetndërtues i ShBA-ve në tridhjetë vitet e fundit.

Gjatë dekadës së fundit, nën të ashtuquajturin ‘lidership’ të Bashkimit Evropian, marrëdhëniet mes shteteve në rajon u përkeqësuan dhe, gjatë presidencës së Bidenit, autoriteti i ShBA-ve në rajon është rrafshuar.

Marrëveshja e Washingtonit është e para dhe e vetmja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë. Përfshinte bashkëpunimin ekonomik, demarkimin e kufijve, dhe planet për ndërtimin e lidhjeve të transportit mes dy vendeve. Ekzekutimi i marrëveshjes dukej të ishte shenjë e qartë që Amerika ishte kthyer në Ballkan; ishte një indikacion që Washingtoni po merrte kontrollin e procesit të paqes që ishte neglizhuar nga autoritetet evropiane, që bënë pak për të avancuar marrëdhëniet pozitive mes kombeve.

Megjithëse Serbia pretendoi se nënshkrimi i asaj marrëveshjeje nuk nënkuptoi që po e njihnin Kosovën si shtet të pavarur e sovran – bash kjo nënkuptohej prej atij nënshkrimi. Askush nuk e nënshkruan një marrëveshje me një shtet që nuk ekziston.

Prezenca e rëndësishme amerikane e dikurshme u venit; influenca Evropiane u ngrit.

Sot, Serbia, një agresore, ka rikthyer trupat në kufirin mes shteteve të pavarura dhe patrollon kufirin nga qielli me avionët e prodhuar në Rusi.

Nëse provokimet kufitare të Serbisë ishin të pamjaftueshme për të rritur tensionet, një ndërtese të qeverisë së Kosovës në një pjesë etnike serbe në Kosovë me qëllim iu vu zjarri me granatë dore.

Edhe më shqetësuese është se influenca evropiane ka mbushur vakuumin e pushtetit që rezultonte nga çinteresimi i plotë i Amerikës në rajon.

Mbikëqyrja evropiane është provuar të jetë një lëmsh i pazgjidhshëm për rendin dhe ligjin në Kosovë. Dhe një anim gjithnjë e më i madh evropian ndaj Serbisë – që po i përngjan çdo ditë e më shumë një shteti autoritar – mund të pritet që ta gërryej e dëmtojë demokracinë e pavarur shumëpartiake të Kosovës në vitet që vijnë.

Se sa larg janë të gatshëm të shkojnë evropianët sa i përket interferimit me qeverisjen e Kosovës na bëhet e qartë kur ndjekim ato ngjarje që pasuan pas arritjes së Marrëveshjes së Washingtonit.

Në Hagën e Holandës, ku BE-ja financon gjykatat ndërkombëtare, kanë filluar seancat e para të së ashtuquajturës “Dhoma të Specializuara të Kosovës” [KSC].

U sollën aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, heroi të çlirimit të Kosovës dhe ish presidentit të saj, dhe kundër të tjerëve për krime të dyshuara lufte. Në një rast tjetër, dy veteranë të UÇK-së u akuzuan se i kishin bërë publike dokumentet konfidenciale që rrodhën prej zyres së Prokurorit Secial në Hagë.

Nuk ka pasur asnjë hetim se pse, qysh, apo kush i zbuloi informacionet sensitive. Ish veteranët e UÇK-së që po përndiqen penalisht i morën këto dokumente që rrodhën. Era po vjen e diçkaje të kurdisur.

Situata është jobefasuese kur marrim parasysh që BE-ja ka sfida serioze të brendshme të rendit dhe ligjit të saj; ndoshta nuk mund të menaxhojë praktikat normale legale në gjykatën ndërkombtare që financon.

Por kjo s’ka të bëj me ligjin; ka të bëj me influencën e BE-së në Ballkan. Kjo na u bë e qartë nga presidentja bullgare e Gjykatës së Kosovës në një takim me ambasadorët e BE-së kur ajo shpjegoi jo vetëm se kur pritej të silleshin aktakuzat por edhe se kur priteshin të jepen dënimet. Që ta themi troç: BE-ja duket se po e përdorë Gjykatën Speciale për t’i zhdukur liderët e çlirimit të Kosovës nga politika e saj kombëtare.

Evropianët nuk japin asnjë arsyetim se pse duhet të besohen në Ballkan, dhe administrata e Bidenit nuk po shfaq asnjë shenjë të ri-angazhimit në rajon, por zyrtarët amerikanë duhet të angazhohen sërish.

Ajo që zyrtarët amerikanë duhet të kuptojnë është që Amerika jo vetëm e futi Kosovën në ekzistencë por po ashtu solli demokracinë shumë-partiake në rajon pa pasur histori të asaj gjëje.

Duke riangazhuar veten në Ballkan, Shtetet e Bashkuara mund të shpëtojnë të vetmin projekt të suksesshëm të shtetndërtimit në tridhjetë vitet e fundit.

Profesori Ivan Sascha Sheehan është drejtor ekzekutiv i Shkollës Publike dhe Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin e Baltimore-it.

Lexo po ashtu

Organizohet turneu “TOP 8” për U13
SPORT

Organizohet turneu “TOP 8” për U13

13 orë më parë
Shpresa dhe Gani Maloku vazhdojnë të udhëheqin në ligën e parë për femra dhe meshkuj
SPORT

Shpresa dhe Gani Maloku vazhdojnë të udhëheqin në ligën e parë për femra dhe meshkuj

16 orë më parë
Roma lëshon fitoren nga duart në përballjen me Torinon
SPORT

Roma lëshon fitoren nga duart në përballjen me Torinon

1 ditë më parë
Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon
SPORT

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

1 ditë më parë
Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Hakimi dhuron “show” te PSG-ja
SPORT

Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Hakimi dhuron “show” te PSG-ja

1 ditë më parë
PSG mposht bindshëm në shtëpi Marseillen
SPORT

PSG mposht bindshëm në shtëpi Marseillen

1 ditë më parë
moti
Lajme

Moti nesër me vranësira dhe intervale me diell

25 Shtator, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me dielli....

Read more
moti

Moti nesër me vranësira dhe intervale me dielli

25 Shtator, 2023
jeton ismaili

Zhvillimet në veri, Ismaili: Nuk ka reagime nga ndonjë zyrtar politik në Serbi (VIDEO)

25 Shtator, 2023
Dugolli

Dugolli: Ndërkombëtarët i mbyllën sytë para bandave në veri (VIDEO)

25 Shtator, 2023
Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it

Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it

25 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.