Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Prizrenin nuk duhet ta lëmë në duar të PAN-it

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Prizrenin nuk duhet ta lëmë në duar të PAN-it
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prizren.

Para simpatizantëve, pretendenti për kryetar, Mytaher Haskuka, tha se qytetarët në vitin 2017 kanë vendosur për ndryshim në Prizren dhe nuk ka kthim prapa për PAN-in në kryeqytetin historik të Kosovës.

“Të dielën do të bëheni pjesë e krenarisë së Prizrenit. Katër vite më parë ju me votën tuaj ndryshuar gjithçka që ishte e pandershme dhe e zezë. I thatë jo të keqes dhe i larguat ata që nuk e meritojnë Prizrenin. Prandaj vota juaj ka peshë. Prizreni në vitin 2017 ka vendosur për ndryshim dhe tani nuk duhet të kthehemi prapa dhe lënë në duar të PAN-it dhe grupeve të tyre kriminale”, tha ai.

Për ta mbështetur Haskukën edhe për një mandat në krye të Prizrenit, ishte nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai apeloi te qytetarët që ta votojnë Haskukën për kryetar, pasi siç tha do t’i sjellë zhvillim Prizrenit së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

“Në vitin 2017 Prizreni u shkëput prej bandave. Ky qytet i lashtë e bujar me tradita dhe trashëgimi kulturore dhe historike kurrë s’ka mundur t’i durojë profiterët dhe matrapazët. Kjo ishte ajo që e mbështeti për kryetar Mytaher Haskukën. Puna e mirë që e ka bërë në Prizren as nuk krahasohet me qeverisjet e dikurshme. Cilësia e shërbimeve, numri i ndërtimit të shkollave dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore janë rritur dhe qëndrojnë shumë më mirë se në të kaluarën. Qeverisja e LVV në Prizren në katër vjetët e ardhshme do të bëjë më shumë. Për këtë arsye iu duhet ta mbështetni Haskukën. Ai e dinë çka ka nevojë Prizreni, qeverisja e tij do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisjen së Albin Kurtit. Mytaheri në Prizren së bashku me Albinin në Prishtinë do t’i sjellin Prizrenit projekte dhe zhvillim” theksoi Konjufca.

Konjufca pati edhe një epitet për kundërkandidatin e Haskukës, Shaqir Totajn.

“Ky kundërdandidati që i ka dalë përpara Mytaherit është veç amballazh, a dini pse, siç kishte me thënë një prizrenali t’i po qel shaqir, po po del zafir. Prandaj Prizreni nuk kthehet prapa, por shkon drejtë”, shtoi ai.

I bindur më fitoren e 14 nëntorit u shpreh edhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi.

 

Lexo po ashtu

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën
Lajme

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

5 minuta më parë
moti
Lajme

Edhe sot diell e shi në Kosovë

15 minuta më parë
Etiopia
Lajme

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

7 orë më parë
Rishi Sunak
Lajme

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

7 orë më parë
Arbana Xharra
Lajme

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

8 orë më parë
aksident FOTO ILUSTRIM
Lajme

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

8 orë më parë
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën
Lajme

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

7 Qershor, 2023

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë nënkryetari i Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illionis, Dan Montgomery. Stacioni...

Read more
moti

Edhe sot diell e shi në Kosovë

7 Qershor, 2023
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.