Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Presidentja Osmani tregon detajet e takimit me homologun e saj gjerman: Ja çfarë kërkova nga Gjermania

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Presidentja Osmani tregon detajet e takimit me homologun e saj gjerman: Ja çfarë kërkova nga Gjermania
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani. Përmes një postimi në facebook ka treguar detajet e takimit me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, përcjell KosovaPost.

“Theksova nevojën e madhe për vazhdimin e kësaj mbështetje në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sigurimin e njohjeve të reja, si dhe për liberalizim të vizave për qytetarët tanë. Diskutuam sot për tema të ndryshme e në fokus ishte poashtu bashkëpunimi për rritjen e investimeve të huaja gjermane. Tutje, diskutuam edhe për angazhimin e Kosovës në fushën e bashkëpunimit rajonal, si dhe interesimin për nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme bilaterale me Gjermaninë”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Në një pritje të shkëlqyeshme dhe takim përmbajtësor me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier diskutuam për raportet ndërmjet dy vendeve tona, të cilat kanë qenë dhe do të mbeten përherë strategjike.

Në takim e falënderova Presidentin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në ditë të mira dhe ato të vështira e në veçanti për mbështetjen drejt konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë. Theksova nevojën e madhe për vazhdimin e kësaj mbështetje në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sigurimin e njohjeve të reja, si dhe për liberalizim të vizave për qytetarët tanë.

Diskutuam sot për tema të ndryshme e në fokus ishte poashtu bashkëpunimi për rritjen e investimeve të huaja gjermane. Tutje, diskutuam edhe për angazhimin e Kosovës në fushën e bashkëpunimit rajonal, si dhe interesimin për nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme bilaterale me Gjermaninë.

Duke diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, theksova se Procesi i Berlinit ka qenë shtysë e fuqishme në këtë drejtim.

Potencova se çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do ta ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës.

Mirënjohëse pafund për fjalët inkurajuese dhe bisedën konstruktive e tejet premtuese!

Vielen Dank! 🇽🇰🇩🇪

The post Presidentja Osmani tregon detajet e takimit me homologun e saj gjerman: Ja çfarë kërkova nga Gjermania appeared first on Kosovapost.net.

Lexo po ashtu

Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri
Lajme

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

17 minuta më parë
Macron Scholz
Lajme

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

36 minuta më parë
Kore
Lajme

Kim Yo Jong e Koresë së Veriut thotë se do të ketë më shumë lëshime të satelitëve spiunë

6 orë më parë
Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)
Lajme

Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

6 orë më parë
Albin Kurti
Lajme

Kurti flet me Erdoganin: Në republikën tonë pushteti fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë

7 orë më parë
Ukraine
Lajme

Gazetarja ukrainase Olha Priadko strehohet në Kosovë me djalin e saj

8 orë më parë
Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri
Lajme

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

1 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bëri të ditur se është arrestuar veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtiq. Sveçla...

Read more
Macron Scholz

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

1 Qershor, 2023
Kore

Kim Yo Jong e Koresë së Veriut thotë se do të ketë më shumë lëshime të satelitëve spiunë

31 Maj, 2023
Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

31 Maj, 2023
Albin Kurti

Kurti flet me Erdoganin: Në republikën tonë pushteti fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë

31 Maj, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.