Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, ka ndarë me opinionin publik një lajm të mirë, shkruan Kosova Post.
Nëpërmes llogarisë së saj në Twitter, ajo ka bërë të ditur se Polonia do të dhurojë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën.
“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer për Kosovën. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar presidentja./KosovaPost/
Moreover, today I was informed by the Polish authorities 🇵🇱 that they will be donating 100K Pfizer vaccines to Kosovo. Thankful to Poland and all our allies for standing by our side during this difficult time due to the pandemic. pic.twitter.com/zKyMdvw8CD
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 7, 2021