Pos policëve me uniformë për inspektimin e masave antiCOVID janë angazhuar edhe ata civilë.
Me këtë mobilizim, organet e rendit gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar rreth 500 gjoba për mosrespektim të masave vetëm në qytetin e Ferizajt, njofton Klan Kosova.
Civilët e angazhuar detyrë specifike kanë inspektimin nëpër lokale, sidomos ato të gastronomisë.
Në Policinë e Kosovës thonë se angazhimi i zyrtarëve pa uniformë, ka qenë efektiv.
Organet e rendit, përveç qytetarëve dhe bizneseve po i inspektojnë edhe institucionet publike.