Një person është plagosur me armë zjarr në lagjen “Dardania” në Prishtinë”.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti potencoi se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.