Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, gjatë takimit me ambasadorin slloven në Beograd, Damjan Bergant, ka folur sërish për marrëveshjen e fundit në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.
Petkoviq tha se zgjidhja me etiketat është e përkohshme, derisa të gjendet një e përhershme, e cila do të paraqitet në dialogun e nivelit të lartë.
“Kështu që në përputhje me rrethanat, tema e vetme gjatë raundit të ardhshëm të dialogut do të jetë ekskluzivisht formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha ai,
Petkoviq akuzoi se Kosova po e pengon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.
“Beogradi vazhdimisht kërkon që marrëveshja, e nënshkruar nga Beogradi, Prishtina dhe BE -ja, të respektohet, dhe Asociacioni është çelësi dhe bazë për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai