Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka mohuar se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq ishte i shtrirë në spitalin ushtarak në Beograd.
Ky deklarim i tij vjen pasi Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se Radojiçiq ndodhej atje, pas pjesëmarrjes në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Sveçla ka gënjyer kur tha se Radojiçiq ishte i vendosur në spitalin ushtarak në Beograd”, është shprehur Petkoviq, transmeton KlanKosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.