Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të tretë në gjykimin e Salih Mustafës

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në Lajme
A A
Flet avokati i Sali Mustafës pas akuzave të Gjykatës Speciale
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të tretë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e Salih Mustafës.

Në fund, ai iu është përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues ku ndër të tjera ka thënë se, përveç në ditën e parë, nuk i kujtohet të ketë dëgjuar komandant Calin të jap urdhër për keqtrajtimin e tij. Megjithatë, dëshmitari i mbrojtur ka thënë se në të shumtën e rasteve rrahja i është bërë në praninë e komandant Calit.

Dëshmitari W01679 i ka thënë kryetares së trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, që komandant Cali e ka rrahur kur është dërguar në objektin e Zllashit, ndërsa në ditët e tjera, sipas tij, është rrahur nga të tjerët por shpesh në praninë e tij.

Gjatë seancës, kryetarja e trupit gjykues i ka prezantuar dëshmitarit edhe disa fotografi, të cilat nuk ishin publike, dhe e ka pyetur nëse i njeh personat në ato fotografi.

Sipas dëshmitarit, njëri nga personat në fotografi ngjan me komandant Calin.

Gjatë dhënies së dëshmisë, ndër të tjera dëshmitari ka thënë se në objektin, që ai thotë të ketë qenë ahur ku pretendon se është mbajtur, janë sjellë edhe persona të tjerë për disa ditë por që disa i kanë larguar pastaj.

Tutje, kryetarja e trupit gjykues e ka pyetur dëshmitarin nëse komandant Cali ka dhënë urdhra për keqtrajtimin e tij.

Dëshmitari: Më kanë rreh edhe në prezencë të tij, normal se për ata njerëz ka komanduar ky njeri.

Mappie Veldt-Foglia: A e dëgjove veti ti atë të jepte urdhra?

Dëshmitari: Nuk më kujtohet në këto çaste se ka dhënë ndonjë urdhër drejtpërdrejti, përveç herës së parë.

Mappie Veldt-Foglia: Apo mban mend që t’i ketë nxitur, inkurajuar në një farë mënyre?

Dëshmitari: Nuk mbaj mend se nuk ke guxuar edhe me nxit diçka, me bë diçka.

Me këtë ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të tretë të ZPS-së, ndërsa më 12 tetor do të fillojë dëshminë dëshmitari i katërt.

Dëshmitari i parë i mbrojtur ka dëshmuar nga data 20 deri më 23 shtator, ndërsa dëshmitari i dytë ka dëshmuar nga 23 deri më 27 shtator, ndërsa dëshmitari i tretë është dëgjuar për dy ditë më radhë. Të gjithë nën masa mbrojtëse të sigurisë.

I akuzuari, Salih Mustafa ka marrë pjesë në seancë përmes video-lidhjes.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Lexo po ashtu

Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi
Lajme

Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi

14 sekonda më parë
Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq
Lajme

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

21 minuta më parë
LDK merr pjesë në takim me Hovenier, fton mazhorancën të mos fshihet pas akuzave populliste
Lajme

LDK merr pjesë në takim me Hovenier, fton mazhorancën të mos fshihet pas akuzave populliste

31 minuta më parë
Këshilltari i Kurtit publikon një dokument ku thuhet se Vuçiqi ishte sanksionuar nga BE-ja për gjenocid
Lajme

Këshilltari i Kurtit publikon një dokument ku thuhet se Vuçiqi ishte sanksionuar nga BE-ja për gjenocid

41 minuta më parë
Abrashi, LVV: “Zajednica” nuk kalon!
Lajme

Abrashi, LVV: “Zajednica” nuk kalon!

1 orë më parë
Gjermania konfirmon se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë
Lajme

Gjermania konfirmon se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

2 orë më parë
Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi
Lajme

Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi

30 Janar, 2023

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë thonë se valës aktuale të infeksioneve me COVID në Kinë “po i vjen fundi”. Numri i...

Read more
Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

30 Janar, 2023
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

30 Janar, 2023
ATK-ja vendos disa kufizime në EDI për deklarimet në librat e Shitjes dhe të Blerjes

ATK-ja vendos disa kufizime në EDI për deklarimet në librat e Shitjes dhe të Blerjes

30 Janar, 2023
LDK merr pjesë në takim me Hovenier, fton mazhorancën të mos fshihet pas akuzave populliste

LDK merr pjesë në takim me Hovenier, fton mazhorancën të mos fshihet pas akuzave populliste

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.