Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Peci: Përmes politikave të duhura avancojmë bujqësinë në Kosovë

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në EKONOMI
A A
Peci: Përmes politikave të duhura avancojmë bujqësinë në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në eventin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me temën “Politikat Shtetërore në Mbështetje të Bujqësisë”.

Gjatë diskutimeve në këtë event, Ministri Peci ka prezantuar para pjesëmarrësve politikat bujqësore të Qeverisë së Kosovës, ku ka theksuar se gjatë këtij mandati do të angazhohen që përmes mekanizmave shtetërorë, avancimit të legjislacionit aktual, si dhe politikave të duhura zhvillimore të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e  veprimtarive bujqësore, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë, si një prioritet i së ardhmes për zhvillim ekonomik të vendit.

“Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes programeve dhe politikave mbështetëse për fermerët dhe prodhuesit vendor do të vazhdojë, duke i kontribuar rritjes së prodhimit dhe cilësisë për të gjitha prodhimet vendore. Po ashtu, gjatë këtij viti kam ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar rekomandimet e Auditorit edhe sa i përket hartimit të kritereve dhe planifikimit të buxhetit për Programin  e Pagesave Direkte”, ka thënë Ministri Peci.

Po ashtu, ai ka treguar se përmes programeve mbështetëse po krijon mundësi të reja përkrahëse për fermerët aplikues. “Në kuadër të programit mbështetës të këtij viti kemi rritur përkrahjen për perimtarë, si dhe kemi ndërmarrë veprimet që orientojnë subvencionimin mbi bazën e rendimentit. Ndërkaq, risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primës së Sigurimit në vlerën prej 75 për qind për 6 kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore”, tha ndër tjerash Ministri Peci.

Ndryshe, gjatë këtij bashkëbisedimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, pjesëmarrës ishin përfaqësues të agrobizneseve vendore, si dhe konsulent të sektorit të bujqësisë, e të cilët në këtë tryezë patën mundësinë që shqetësimet e tyre t’i bashkëbisedojnë me Ministrin Peci, e i cili shprehu vullnetin dhe gatishmërinë që të adresojë shqetësimet dhe barrierat me të cilat përballen këta të fundit, bazuar në ligjet në fuqi.

Lexo po ashtu

Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi
EKONOMI

Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi

15 minuta më parë
Kosva dhe Hungaria të përkushtuara për bashkëpunim ekonomik
EKONOMI

Kosva dhe Hungaria të përkushtuara për bashkëpunim ekonomik

16 orë më parë
Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë, flasin nga shoqata e naftëtarëve
EKONOMI

Berjani: Ditëve në vijim pritet të ketë rënie të çmimit të derivateve në Kosovë

23 orë më parë
Drejtori i Auditimit në Fushë-Kosovë: Na janë ulur pagat, i jemi drejtuar Avokatit të Popullit
EKONOMI

Drejtori i Auditimit në Fushë-Kosovë: Na janë ulur pagat, i jemi drejtuar Avokatit të Popullit

4 ditë më parë
Ekonomisti analizon koeficientin 105: Mashtrim që rrit varfërinë, njerëzit janë në borxhe e kredi
EKONOMI

Ekonomisti analizon koeficientin 105: Mashtrim që rrit varfërinë, njerëzit janë në borxhe e kredi

4 ditë më parë
Mustafa: Koeficienti më i vogël se 120 euro është shkatërrim i ekonomive familjare
EKONOMI

Mustafa: Koeficienti më i vogël se 120 euro është shkatërrim i ekonomive familjare

4 ditë më parë
Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi
EKONOMI

Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi

5 Shkurt, 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka publikuar disa shifra për pasqyrat e Fondit...

Read more
Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja

Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja

5 Shkurt, 2023
Moti në dy ditët e ardhshme

Java që vjen më e ftohta deri më tani e këtij dimri, do të ketë ngrica

5 Shkurt, 2023
Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

5 Shkurt, 2023
Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

5 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.