Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Peci dhe Krasniqi nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi me investitorë të huaj

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në EKONOMI
A A
Peci dhe Krasniqi nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi me investitorë të huaj
Share on FacebookShare on Twitter
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit, me Drejtorin e Përgjithshëm të Integrated Agriculture Technology Agency, z. Selim Erdem.

Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit, hapën rrugët e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe IATP-KOS dhe investimeve që ky investitor synon që t’i realizojë në Kosovë. Ky investim ka për qëllim zhvillimin ekonomik të zonave rurale, investimin në infrastrukturë bujqësore e të ngjashme duke prioritizuar punësimin e të rinjve, grave dhe personave me nevoja të veçanta konform Programit Qeveritar 2021-2025.

Ky investim ka vlera shumë milionëshe dhe planifikohet që të realizohet për një periudhë tre vjeçare me qëllim të krijimit të 55 serrave hidroponike në 38 komunat e Republikës së Kosovës. Në bazë të këtij projekti parashihet që të punësohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, ndër ta 50% gra, së paku 30% të rinj dhe një numër i konsiderueshëm i personave me nevoja të veçanta.

Duke pasur parasysh pozitën strategjike të Kosovës dhe potencialin që ofron për zhvillim ekonomik, Ministri Faton Peci dhe Ministri Elbert Krasniqi mirëpresin të gjithë investitorët e interesuar për investim në Republikën e Kosovës, në sektorin e bujqësisë dhe më gjerë. 

Lidhur me këtë marrëveshje, Ministri Peci, Ministri Krasniqi si dhe z. Erdem kanë shprehur mbështetjen e ndërsjellët për realizimin e objektivave të parapara me këtë memorandum të mirëkuptimit. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë
EKONOMI

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë

10 orë më parë
Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!
EKONOMI

Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!

13 orë më parë
Kosova.info - Çmimet e derivateve në Kosovë
EKONOMI

Kosova.info – Çmimet e derivateve në Kosovë

4 ditë më parë
Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023
EKONOMI

Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

4 ditë më parë
Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës
EKONOMI

Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës

6 ditë më parë
Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat
EKONOMI

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

1 javë më parë
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)
Lajme

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023

Libraria që mban emrin e kryeqytetit shqiptar të Malit të Zi, ishte vendi ku të dielën mbrëma u fol rreth...

Read more
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

20 Mars, 2023
Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

20 Mars, 2023
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

20 Mars, 2023
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.