Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Partizani i Trumpit u dërgua për t’i adresuar tensionet Kosovë-Serbi

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Partizani i Trumpit u dërgua për t’i adresuar tensionet Kosovë-Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Magazina e njohur “Forbes” ka raportuar për vizitën që ish-emisari Richard Grenell ka realizuar në Kosovë si dhe komentin e ish-presidentit Trump në lidhje me të.

“Forbes” duke cituar fjalët e Trumpit i cili vazhdoi ta cilësojë Grenellin si “ambasador të dërguar”, shkruan se ish-presdenti amerikan po bën një “diplomaci në hije”, shkruan lajmi.net.

Sipas “Forbes”, Trump dërgoi Grenellin në Kosovë për të adresuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, që arritën pikën kulminante pas një operacioni të policisë në veri kundër kontrabandës.

“Ish-presidenti Donald Trump tha të enjten “Ambasadori i tij i dërguar” Ric Grenell – një ish-ambasador dhe partizan i vendosur i Trump-it – vizitoi kufirin Serbi-Kosovë në një përpjekje për të promovuar paqen midis dy vendeve, në atë që duket të jetë një mision i politikës së jashtme në në emër të ish-presidentit”, shkroi “Forbes”.

“Forbes” tutje ia ka kujtuar Trumpit edhe kritikat e tij ndaj ish-zyrtarëve të administratës së Obamas për “diplomacinë në hije”.

“Ndërsa ishte president, Trump ishte shumë kritik ndaj ish-zyrtarëve të administratës Obama që angazhoheshin në atë që ai e quajti “Diplomaci në hije”. Në vitin 2018, ai sulmoi ish-Sekretarin e Shtetit John Kerry për takimin me zyrtarët iranianë në një përpjekje për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, duke thënë se veprimet e Kerry ishin “ndoshta të paligjshme”. Trump njoftoi më 8 maj 2018 se SHBA po tërhiqej nga marrëveshja”, shkruhet tutje në artikull.

Ndryshe, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka lëshuar dje një deklaratë lidhur me vizitën e të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë.

Trump thotë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë kapërcyer pengesa të mëdha duke përcjellë normalizimin ekonomik.

Ajo që ka shkaktuar më së shumti reagime është fakti se Trump në këtë letër i referohet Grenellit si ambasador i tij, shkruan lajmi.net. “Sot, i Dërguari im Ambasadori Rich Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundshme, mos u dorëzo – prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në pikëpyetje!”, thuhet tutje në deklaratën e Trump.

Lexo po ashtu

Albin Kurti
Lajme

Kurti përmend të vrarët që nga viti 2000 në veri: Situata s’është e re por vazhdimësi e vjetër

8 minuta më parë
vjosa osmani
Lajme

Osmani takohet me kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë zhvillimet e fundit

16 minuta më parë
Albin Kurti
Lajme

Kurti: Pushteti në Kosovë merret veç me zgjedhje, protestat janë të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin

25 minuta më parë
Abelard Tahiri
Lajme

Tahiri: S’do ketë normalitet në kuvend derisa jemi të sanksionuar nga ShBA-ja

1 orë më parë
ZUBIN POTOK
Lajme

Dita 5 e protestës: Qetë edhe në Zubin Potok

1 orë më parë
Ramush Haradinaj
Lajme

Haradinaj: Ajo që ne s’po e flasim në Kosovë, është ku po shkon Kosova nën udhëheqjen e Kurtit?

1 orë më parë
Albin Kurti
Lajme

Kurti përmend të vrarët që nga viti 2000 në veri: Situata s’është e re por vazhdimësi e vjetër

2 Qershor, 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri është e tensionuar dhe e rrezikshme jo veç që...

Read more
vjosa osmani

Osmani takohet me kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë zhvillimet e fundit

2 Qershor, 2023
Albin Kurti

Kurti: Pushteti në Kosovë merret veç me zgjedhje, protestat janë të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin

2 Qershor, 2023
Bayern Munich vjen me ofertë për Granit Xhakën

Bayern Munich vjen me ofertë për Granit Xhakën

2 Qershor, 2023
Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri

Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri

2 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.