Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Paraburgim ndaj I.I. i dyshuar për veprat penale të narkotikëve

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Paraburgim ndaj I.I. i dyshuar për veprat penale të narkotikëve
Share on FacebookShare on Twitter
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.I.. shtetas i Maqedonisë së Veriut për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vlerësuar se i pandehuri dyshohet se më 10 shtator 2021 në Ferizaj, pa autorizim ka shpërndarë dhe shitë substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që ditën kritike pas marrëveshjes paraprake, përmes telefonit i shet të pandehurit N.S. substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 9.67 gram, për çmimin prej 40 €, me ç’rast menjëherë pas kësaj shit-blerje, me t’i vërejtur zyrtarët policor, ikë nga vendi i ngjarjes dhe në ikje e sipër hedh në një kosh të plehrave njëmbëdhjetë (11) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 8.2 gram, të përgatitura për shitje, ndërsa me rastin e arrestimit, tek i njëjti zyrtarët policor gjejnë dhe sekuestrojnë përveç substancës së dyshuar narkotike të lartcekur, edhe një thikë të vogël bardhë e zi si dhe të hollat në shumë prej 40 €.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Gjykata shqyrtoi kundërshtimin e mbrojtësit të të pandehurit për caktimin e masës së paraburgimit duke i propozuar gjykatës që të pandehurin ta liroj për tu mbrojtur në liri, por të njëjtat propozime gjyqtari i procedurës paraprake i ka vlerësuar si të pabazuara në këtë fazë të procedurë penale, pasi në rastin konkret plotësohen kushtet ligjore nga KPPRK, dhe se masat e tjera alternative janë të pa mjaftueshme për pengimin e rrjedhës së procedurës penale, parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe zbatimin e suksesshëm te procedurës penale, duke marr parasysh edhe faktin se i pandehuri dyshohet për disa vepra penale të natyrës së njëjtë, e në veçanti faktin se i njëjti po nga kjo gjykatë me aktgjykim është shpallur fajtorë dhe është gjykuar për vepër të njëjtë penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

4 orë më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

4 orë më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

4 orë më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

4 orë më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

7 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

8 orë më parë
moti
Lajme

Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

20 Mars, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira të dendura. Në njoftimin...

Read more
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

20 Mars, 2023
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.