
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë zonën e komunës së Jablanica-s në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në objektet banesore dhe komerciale dhe infrastrukturën rrugore në të gjithë zonën e komunës.
Siç shkruajnë mediat boshnjake rrëshqitjet e ndodhura në rrugën kryesore M17.5, kanë bërë që rruga të jetë pakalueshme deri në pasdite.
Pas kësaj, komunikacioni është vendosur në rrugën e përmendur, por drejtuesit ende këshillohen të kenë kujdes, për shkak të rrëshqitjeve të mundshme dhe rrëshqitjeve të reja të dheut.
“Gjatë ditës janë rrezikuar nga përrenjtë disa objekte. Për të mbrojtur objektet e banimit dhe objektet e tjera, është angazhuar i gjithë mekanizimi në dispozicion. Për shkak të rrëshqitjeve të mëdha, dëme më të mëdha materiale janë shkaktuar në serra, si dhe në çatitë e objekteve të banimit dhe afarizmit”.
Për këtë është mbajtur edhe një seancë e Shtabit Komunal për Mbrojtjen Civile dhe është konstatuar se gjendja në terren monitorohet në vazhdimësi dhe merren masat e duhura për shpëtimin e njerëzve dhe të mirave materiale deri në stabilizimin e gjendjes në terren.
Dhe sipas mediave atje, pamjet e reja vijnë nga Ostrozhac, ku mund të shihni një përrua të madh që merr gjithçka përpara ku si pasojë thuhet se u përmbytën shumë shtëpi dhe ndërtesa.