Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Pakistani do të rinisë luftimet nga Kabuli për të ndihmuar me evakuimet

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Pakistani do të rinisë luftimet nga Kabuli për të ndihmuar me evakuimet
Share on FacebookShare on Twitter
Një zëdhënës i Pakistan International Airlines (PIA) tha se kjo kompani ajrore planifikon që të rinisë fluturimet nga Kabuli gjatë javës së ardhshme, me qëllim që të ndihmojë në evakuimin e njerëzve që duan të largohen nga Afganistani.

Zëdhënësi i PIA-s, Abdullah Hafeez Khan i tha agjencisë së lajmeve AFP se kjo kompani ka pranuar “të gjitha lejet teknike që operacionet e fluturimeve” të rifillojnë.

Ai tha se fluturimi i parë special i PIA-s nga Kabuli do të realizohet përmes avionit të tipit Airbus A320 që do të fluturojë nga Islamabadi më 13 shtator.

Megjithatë, nga PIA thanë se është ende e paqartë se kur do të rinisin shërbimet e rregullta komerciale nga Kabuli.

Që prej se talibanët morën nën kontroll Afganistanin dhe trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga vendi, janë realizuar pak fluturime nga Kabuli.

Khan po ashtu deklaroi për Dpa-në se këto fluturime speciale nuk duhet të shihen si “operacione të rregullta”, por si “shërbime të porositura”.

Ai tha se PIA është kontaktuar nga misione dhe agjenci të huaja – përfshirë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore – si dhe organizata mediale dhe humanitare, që po tentojnë të evakuojnë njerëz nga Kabuli.

PIA është një prej shërbimeve të pakta që ka operuar menjëherë pasi talibanët më 15 gusht morën kontrollin e Kabulit. Zyrtarët e kësaj kompanie ajrore kanë thënë se të paktën 1,460 të nacionaliteteve të ndryshme janë evakuuar me avionët e kësaj kompanie në periudhën 15-22 gusht.

Por, më 22 gusht, PIA njoftoi se ka “pezulluar përkohësisht” fluturimet ndërmjet Kabulit dhe Islamabadit për shkak të mungesës së objekteve dhe “plehrave të grumbulluara” në pistë.

Mediat në Pakistan kanë cituar autoritetet në Islamabad të kenë thënë se janë të shqetësuar që plehrat që janë hedhur në aeroportin e Kabulit mund të çojnë në ndonjë aksident tragjik.

Po ashtu një fluturim i Qatar Airways është realizuar më 9 shtator me 200 njerëz në bord. Ky ishte fluturimi i parë nga aeroporti i Kabulit, që prej se talibanët morën nën kontroll aeroportin pasi trupat e fundit amerikane u larguan më 31 gusht.

Lexo po ashtu

Novi Pazar: KKB organizoi iftar për përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhaku
RAJONI & BOTA

Novi Pazar: KKB organizoi iftar për përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhaku

4 orë më parë
Të paktën 12 të vdekur nga stuhitë e forta që goditën ShBA-në Qendrore
RAJONI & BOTA

Të paktën 12 të vdekur nga stuhitë e forta që goditën ShBA-në Qendrore

4 orë më parë
Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme
RAJONI & BOTA

Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme

6 orë më parë
Vuçiq: Rashiq dhe Jeremiq kanë bërë gjithçka që Kosova të fitojë një ulëse në OKB
RAJONI & BOTA

Vuçiq: Rashiq dhe Jeremiq kanë bërë gjithçka që Kosova të fitojë një ulëse në OKB

9 orë më parë
Brukseli fut në “listën e zezë” Serbinë, BE nxjerr të dhënat e bujshme për “Kalin e Trojës” që ka “instaluar” Putin në Beograd
RAJONI & BOTA

Brukseli fut në “listën e zezë” Serbinë, BE nxjerr të dhënat e bujshme për “Kalin e Trojës” që ka “instaluar” Putin në Beograd

9 orë më parë
Kosova.info - Nesër zgjedhjet parlamentare në Zvicër
RAJONI & BOTA

Kosova.info – Nesër zgjedhjet parlamentare në Zvicër

10 orë më parë
Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

1 Prill, 2023

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti...

Read more
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

1 Prill, 2023
Halil Matoshi

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

1 Prill, 2023
halil matoshi

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.