Kryeministrja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehet e lumtur që në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi u takua me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin thotë se diskutoi zhvillimet e fundit.
“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe e falënderova për udhëheqjen e tij në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe 🇽🇰🇧🇪”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Twitter.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.