Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Osmani fton bizneset gjermane të investojnë në Kosovë

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në Lajme
A A
Osmani fton bizneset gjermane të investojnë në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Gjermani ka takuar bizneset gjermane, akademikë, hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media, përcjell KosovaPost.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se bizneset gjermane i ka siguruar se Kosova është e gatshme të jetë adresa e radhës e investimeve të tyre.

Postimi i plotë:

Takimet me bizneset gjermane, akademikë, hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile e media ishin pjesë e rëndësishme e vizitës sime zyrtare në Gjermani.

Vizita nuk mund të përmbyllej pa një bashkëbisedim me bizneset gjermane, nisur nga fakti se Gjermania është investitori kryesor në vendin tonë dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet vendeve tona po përjetojnë një hov të ndjeshëm. Pata kënaqësinë që së bashku me anëtarët e Shoqatës Gjermane të Bizneseve Lindore, Oda Ekonomike të shumta, përfaqësues të bizneseve e përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë e Energjisë, të flas për mundësitë për investime në fushën e IT-së, digjitalizimit, industrisë, energjisë dhe shëndetësisë. I sigurova ata se Kosova është e gatshme të jetë adresa e radhës e investimeve të tyre.

Po ashtu, kisha kënaqësinë që në bashkëbisedim me ambasadorin Wolfgang Ischinger, në kuadër të një diskutimi të organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, të flasim për sfidat e deritashme të Republikës së Kosovës, për zhvillimet aktuale dhe mundësitë që i kemi përpara.

Për shtetndërtimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë fola edhe me akademikë e hulumtues në Universitetin Humboldt. Pas vizitës së ekspozitës “Standing for liberty”, e cila në fokus kishte historitë e akademikëve e skencëtarëve të persekutuar nga mbarë bota, fola edhe për rëndësinë që ka pas arsimimi në rezistencën e Kosovës ndaj terrorit dhe represionit të regjimit gjenocidal të Serbisë.

 

Lexo po ashtu

23-vjeçarja kosovare që vdiq në aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë
Lajme

23-vjeçarja kosovare që vdiq në aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë

37 minuta më parë
Jep dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti
Lajme

Jep dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti

47 minuta më parë
Bajqinovci ironizon me deklaratën e Hotit për Asociacionin: Ai e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën
Lajme

Bajqinovci ironizon me deklaratën e Hotit për Asociacionin: Ai e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën

2 orë më parë
Kurti merr pjesë në ditën e dytë të punëtorisë së VV-së në Prishtinë
Lajme

Kurti merr pjesë në ditën e dytë të punëtorisë së VV-së në Prishtinë

2 orë më parë
Ministrja Haxhiu me modelin "balayage", rregullohet në një parukeri (FOTO)
Lajme

Ministrja Haxhiu me modelin “balayage”, rregullohet në një parukeri (FOTO)

2 orë më parë
Arbnora Salihu zgjidhet kryetare e RDK-së, Memli Krasniqi: Zëri i të rinjve ka adresë PDK-në
Lajme

Arbnora Salihu zgjidhet kryetare e RDK-së, Memli Krasniqi: Zëri i të rinjve ka adresë PDK-në

3 orë më parë
23-vjeçarja kosovare që vdiq në aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë
Lajme

23-vjeçarja kosovare që vdiq në aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë

29 Janar, 2023

23-vjeçarja kosovare, e cila humbi jetën dje në një aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë. Kështu bënë të ditur...

Read more
Jep dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti

Jep dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti

29 Janar, 2023
Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë

Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë

29 Janar, 2023
Kosova.info - Mba kalon te Partizani

Kosova.info – Mba kalon te Partizani

29 Janar, 2023
Bajqinovci ironizon me deklaratën e Hotit për Asociacionin: Ai e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën

Bajqinovci ironizon me deklaratën e Hotit për Asociacionin: Ai e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën

29 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.