Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Opsione të ndryshme për kompensimin e orëve të humbura mësimore

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Shala: Mbi 70 për qind e mësimdhënësve të Prishtinës të vaksinuar
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit për shtyrjen e fillimit të viti të ri shkollor, Sindikata e Arsimit kërkon sqarim nga ministria për shtyrjen dhe pse mësimi nuk po fillon përmes platformave online.

Njohës të fushë së arsimit, kanë mendime të ndryshme rreth mbajtjes ose jo të mësimit online.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë shumë ditë të humbura të këtij viti shkollor me shtyrjen e vitit të ri shkollor.

Kështu thotë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili pret sqarim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci se pse nuk u vazhdua mësimi online.

“Mbase do të takohem me ministren e Arsimit, Nagavci, apo ajo do të dalë në ndonjë konferencë për media për të treguar pse nuk u fillua mësimi në platformën online. Me këto shtyrje, dihet se do të kemi mjaft ditë të humbura të mësimit dhe pastaj do të kemi telashe për t’i zëvendësuar ato. SBASHK-u megjithatë do të përkrahë vendimet e institucioneve dhe më pas së bashku do të shohim si do të veprojmë për t’i kompensuar ditët e humbura”, deklaroi Rrahman Jasharaj për RTV 21.

Për njohësin e çështjeve të Arsimit, Jonuz Salihajn, mësimi do të ishte më mirë të vazhdojë në platformën online.

“Dihet që mësimi në shkolla nuk mund të zëvendësohet me asgjë, por do të duhej të mos humbej asnjë ditë dhe të vazhdohej me variantet rezervë. Kjo nuk po ndodh. Kjo është papërgjegjësi dhe tashmë e kanë gjetur një fajtor e ai është IKSHPK. Megjithatë pasojat më të mëdha do t’i bartë komuniteti dhe ne prindërit”.

Mirëpo eksperti tjetër i Arsimit, Rinor Çehaja thotë se mësimi online nuk është treguar i efektshëm në Kosovë.

“Shtyrja e procesit mësimorë nuk duhet të nënkuptojë kthimin e mësimit në variantin online. Është më mirë që orët e humbura të zëvendësohen gjatë kalendarit mësimor. Është vërtetuar që mësimi online nuk ka qenë efektiv dhe për këtë është më mirë të pritet rikthimi i nxënësve në shkolla”, deklaroi Qehaja.

Pas një takimi virtual që zyrtar nga Ministria e Arsimit kanë pasur me kryetarët e komunave, u rekomandua që mësimi të shtyhet deri më 26 shtator.

Lexo po ashtu

Gërvalla, të huajve: Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK
Lajme

Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK

18 sekonda më parë
Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë
Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë

9 minuta më parë
Lajme

Drejtori serb i shkollës në Lipjan s’i lë komunarët të hyjnë brenda (VIDEO)

18 minuta më parë
Lajme

Mbështetja e qeverisë, 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku (VIDEO)

28 minuta më parë
Lajme

Fati i municionit: Kush i merr dhuratë armët “terroriste”? (VIDEO)

37 minuta më parë
Petar Petkoviq
Lajme

Petkoviq mohon se Radojiçiq ishte i vendosur në spitalin ushtarak në Beograd

45 minuta më parë
Gërvalla, të huajve: Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK
Lajme

Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK

27 Shtator, 2023

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë...

Read more
Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë

Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë

27 Shtator, 2023

Drejtori serb i shkollës në Lipjan s’i lë komunarët të hyjnë brenda (VIDEO)

27 Shtator, 2023

Mbështetja e qeverisë, 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku (VIDEO)

27 Shtator, 2023

Fati i municionit: Kush i merr dhuratë armët “terroriste”? (VIDEO)

27 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.