Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

OneFor, aplikacioni për shërbime financiare digjitale tashmë edhe në Kosovë 

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në EKONOMI
A A
OneFor, aplikacioni për shërbime financiare digjitale tashmë edhe në Kosovë 
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një përvoje të suksesshme në Bashkimin Evropian, OneFor ka lansuar aplikacionin më inovativ të ofrimit të shërbimeve financiare digjitale në vend duke sjellë një përvojë të re në menaxhimin e financave

Kosova është destinacioni i radhës që OneFor e futi në hartën e shteteve krahas atyre të Bashkimit Evropian, për të ofruar aplikacionin më të avancuar për shërbime financiare digjitale.

Aplikacioni OneFor shërben si një platformë financiare që adreson nevojat e përgjithshme të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për pagesa të menjëhershme dhe transfere të parave në kohë reale dhe ekonomike.

OneFor është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo-Bankar (IFJB) me iniciativë të kompanisë amë OneFor Holding GmbH, me seli në Düsseldorf.

Krijimi i një llogarie në aplikacionin OneFor është e lehtë dhe zgjat vetëm disa minuta. Menjëherë përdoruesit pajisen me një eWallet (kuletën digjitale) dhe Mastercard, që mundëson pagesa të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Një përparësi e veçantë është shpejtësia e transferit brenda aplikacionit OneFor, që bëhen në vetëm 0.2 sekonda. Mundësia për personalizimin e transfereve përmes chat-it dhe ndarjes së fotove i jep dimension tjetër aplikacionit. Ndërsa, llogaria IBAN e standardit të Bashkësisë Evropiane e krijuar automatikisht lejon pranimin dhe dërgimin e transfereve SEPA nga çdo llogari IBAN tjetër në BE.

Krijimi dhe mirëmbajtja e llogarisë janë pa tarifë, duke përfshirë edhe e-Wallet, kartelën virtuale Mastercard dhe transferet kombëtare brenda aplikacionit. Ndërkohë, tarifat për transferet ndërkombëtare janë fikse, pavarësisht vlerës së transaksionit. Kjo e bën aplikacionin akoma më tërheqës dhe një zgjidhje të përshtatshme për shërbimin e ndërlidhjes së familjeve, përfshirë edhe ata në diasporë.

“Sot, në Kosovë, mbi 40% e popullatës nuk kanë qasje në sistemin financiar. Ne jemi të përkushtuar për të promovuar përfshirjen duke e konsideruar atë si një të drejtë themelore për të gjithë. Prandaj, shërbimet tona financiare janë projektuar për të qenë përgjithësisht të arritshme, të lehta për përdorim dhe pa kufizime gjeografike për të gjithë qytetarët,” tha Yll Dushi, Drejtor i Përgjithshëm i OneFor Kosova.

Një aspekt tjetër kyç i shërbimeve të aplikacionit OneFor është mundësia për prindërit të krijojnë llogari për fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeç, të cilat menaxhohen nga prindërit. Rrjedhimisht fëmijët pajisën me eWallet dhe Mastercard personale. Kjo lejon edukimin dhe zhvillimin e aftësive për menaxhimin e financave që në moshë të hershme në anën tjetër i jep pavarësi financiare të rinjve.

“Ne besojmë fort se OneFor do të sjellë një përvojë të re dhe të përmirësuar në qasjen dhe menaxhimin e transaksioneve financiare. Prandaj, për të nxitur më tej përdorimin e teknologjisë, lansimi i aplikacionit OneFor është një hap i rëndësishëm drejt praktikave financiare digjitale, një pikë kulmore e rëndësishme për Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit teknologjik dhe ekonomik. Ne jemi të bindur që Kosova ka potencialin për të pozicionuar veten në nivel rajonal si një qendër e përparimit teknologjik, dhe kështu, heqja e barrierave në shërbimet financiare është thelbësore për arritjen e këtij qëllimi,” deklaroi Ilir Aliu, Drejtor Menaxhues i OneFor Holding.

Më shumë për OneFor:

OneFor Holding GmbH, me bazë në Düsseldorf, Gjermani, është kompania amë e OneFor Kosovës, misioni i së cilës është që të sjell inovacion dhe shërbime financiare moderne për qytetarët e Kosovës. OneFor është një platformë financiare digjitale që lidh përdoruesit me mënyra të përshtatshme, të thjeshta dhe të sigurta të pagesave. OneFor është aktive në Bashkimin Evropian që nga viti 2021. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Guvernatori Ismaili pret në takim shefin e BERZH-it për Kosovë, Maslichenko
EKONOMI

Guvernatori Ismaili pret në takim shefin e BERZH-it për Kosovë, Maslichenko

12 orë më parë
Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta
EKONOMI

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta

3 ditë më parë
ATK ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve, 209 gjoba për sektorin e gastronomisë
EKONOMI

ATK plotëson/ndryshon Procedurat e Rimbursimit

4 ditë më parë
BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro
EKONOMI

BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro

4 ditë më parë
Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026
EKONOMI

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026

6 ditë më parë
Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat
EKONOMI

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

7 ditë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.