Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Rossonerët kanë njoftuar se sulmuesi, i cili shënoi dy gola kundër Cagliarit para pushimit ndërkombëtar, ka rezultuar pozitiv për COVID-19, transmeton Klankosova.tv.
“AC Milan njofton se Olivier Giroud rezultoi pozitiv pas një testi molekular të kryer në shtëpi”, shkroi klubi në një deklaratë.
“Autoritetet shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim”.
“Duhet të theksohet se Olivier nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të ekipit që nga ndeshja e kampionatit kundër Cagliari”, thuhet në njoftimin e klubit të Milanit.