Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina COVID-19

OAK: Vendimet e shpejta të përcillen me përkrahje urgjente nga ana e Qeverisë

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në COVID-19
A A
OAK: Vendimet e shpejta të përcillen me përkrahje urgjente nga ana e Qeverisë
Share on FacebookShare on Twitter

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është shumë e shqetësuar nga vendimi i shpejtë për mbyllje të menjëhershme dhe kërkon nga kryeministri Albin Kurti që të thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë në mënyrë që menjëherë të ndajë dhe alokojë buxhetin për punëtorët dhe biznesin për kohën që i është ndaluar e drejta e punës, si dhe kompensimin e humbjeve që po u shkaktohen. 

OAK nëpërmjet një komunikate thotë se janë të vetëdijshëm se shëndeti është mbi të gjitha dhe  përkrahin plotësisht vendimet në mbrojtje të shëndetit publik, por vendimet e shpejta për ndalimin e të drejtës së punës dhe ushtrimit të veprimtarisë së biznesit i dëmton edhe më shumë qytetarët dhe biznesin duke marrë parasysh obligimet që këta i kanë për jetesë, blerje të medikamenteve për trajtim, pagesat e kredisë, qirasë apo investimet që tashmë i kanë bërë.

“Detyrë e Qeverisë së Kosovës është që të gjithë qytetarët e Kosovës t’i trajtojë në mënyrë të barabartë, pavarësisht se ku punojnë. Vendimi i Qeverisë (pika 10) që Gratë shtatzëna, të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë, duhet të përkrah edhe gratë që janë të punësuara në sektorin privat, e jo siç ka ndodhë deri më tani. Që nga fillimi i pandemisë, punëtorët e sektorit privat dhe biznesi po detyrohen që në forma të ndryshme të gjejë alternativa e të mbijetojë, meqenëse vazhdimisht ndihma që është ofruar nga ana e institucioneve ka qenë shumë e vobekët, përderisa, vendimet për mbyllje kanë afektuar direkt të këta të fundit. Si rrjedhojë, konsiderojmë që ora policore e kufizimet e tilla në orarin e punës nuk janë zgjidhje adekuate, por, të respektohen masat për mbrojtje të shëndetit publik në përpikëmëri. Duke pasur parasysh që sot, sfidë në vete është edhe vaksinimi, sepse aktualisht minimumi i pritjes për termin të vaksinimit është rreth dhjetë (10) ditë, OAK kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rritet kapaciteti i vaksinimit, pra, të shtohet mundësia që vaksinat të merren edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Mobilizimi është i nevojshëm edhe në Qendrat e Testimeve, ashtu që testimi të mos mbetet i kufizuar vetëm deri në ora 14:00, por në orare ditore më të gjata, e gjithashtu të punohet çdo ditë të javës. OAK e vlerëson si shumë të rëndësishme mirëqenien e qytetarëve, andaj për këtë arsye bëjmë thirrje që të bëhet vaksinimi masiv i popullsisë, por, krahas shëndetit publik duhet të mendohet dhe të punohet edhe për gjendjen e ekonomisë së vendit, veçanërisht, kur kemi parasysh se pikërisht ekonomia është lokomotiva e një shteti”, thuhet në komunikatë.

OAK rikujton se gjendja e bizneseve edhe më tutje vazhdon të jetë e rëndë dhe mos ofrimi i përkrahjes adekuate për komunitetin e biznesit mund të rëndoj edhe më shumë gjendjen e brishtë të ekonomisë vendore.

Lexo po ashtu

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë
COVID-19

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë

1 vit më parë
22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
COVID-19

22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

1 vit më parë
Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19
COVID-19

Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

1 vit më parë
​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19
COVID-19

​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19

1 vit më parë
​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
COVID-19

​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

1 vit më parë
​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19
COVID-19

​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

1 vit më parë
​Sot ditë zie në Kosovë
Lajme

​Sot ditë zie në Kosovë

8 Shkurt, 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e sotme të jetë ditë zie në Kosovë, si shenjë...

Read more
Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

8 Shkurt, 2023
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

8 Shkurt, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

8 Shkurt, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.