Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

OAK kërkon nga Ministria e Financave kompensim të dëmit që iu është shkaktuar bizneseve

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
OAK kërkon nga Ministria e Financave kompensim të dëmit që iu është shkaktuar bizneseve
Share on FacebookShare on Twitter
kompensimin e dëmit të shkaktuar bizneseve nga Vendimi i fundit i Qeverisë nr.01/32 i datës 28.08.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta lidhur me kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid – 19, sipas të cilit bizneseve dhe punëtorëve i’u është kufizuar e në disa raste edhe ju është ndaluar në tërësi e drejta e punës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventa Ndërkombëtare.

Referuar Vendimit të lartpërmendur është kufizuar puna e gjithë operatorëve ekonomik, duke përfshirë gastronominë, hotelerinë, e në mënyrë indirekte është prekur puna e të gjithë sektorëve tjerë ekonomik, është kufizuar orari i punës për bizneset, kështu i janë shkaktuar dëme të mëdha bizneseve dhe njëkohësisht edhe punëtorëve, të cilat veç filluan paksa ta marrin veten nga mbylljet totale dhe kufizimet e shumta që ju kanë bërë që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Andaj OAK kërkon nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që të kompensohet dëmi i shkaktuar bizneseve me masat e fundit të cilat sipas Vendimit të Qeverisë ashtu që të mbulohen humbjet nga ndalimi i menjëhershëm, shpenzimet e qirasë për biznese në shumë prej 50 % të lartësisë së qirasë dhe 50 % e pagës së punëtorit, thuhet në letrën e dërguar.

OAK vlerëson se fatale për gjendjen e bizneseve në vend janë vendimet e shpejta dhe pa paralajmërim, e të pakoordinuara dhe pa konsultim paraprak me sektorin privat, kështu duke shkaktuar humbje të mëdha në stoqet e grumbulluara e të planifikuara me rastin e ushtrimin të aktiviteteve të tyre afariste, pamundësi të realizimit dhe përmbushjes së kontratave me klientët e tyre të kontratuara që më parë, detyrim për kthim të avanseve dhe kapareve, dëme materiale dhe jo materiale, si dhe probleme të shumta me sigurimin e pagave për punëtorët. 

Problem tjetër mbetet edhe trajtimi jo i barabartë dhe shkelja e Kushtetutës së Kosovës pasiqë janë duke u diskriminuar punëtorët e sektorit privat në raport me të punësuarit në sektorin publik, ku këta të fundit janë duke marrë paga të plota përderisa janë duke qëndruar në shtëpi. Në këto raste do të duhet që të punësuarit e sektorit publik të merrnin paga minimale, e pjesa tjetër e atyre mjeteve të dedikohej për mbështetje të të punësuarve të sektorit privat, si qytetar të një shteti, me të drejta dhe detyrime të barabarta sipas Kushtetutës. 

OAK është e vetëdijshme se shëndeti është mbi të gjitha dhe i përkrahim plotësisht vendimet në mbrojtje të shëndetit publik, por vendimet e shpejta për ndalimin e të drejtës së punës dhe ushtrimit të veprimtarisë së biznesit i dëmton edhe më shumë qytetarët dhe biznesin duke marrë parasysh obligimet që këta i kanë për jetesë, blerje të medikamenteve për trajtim, pagesat e kredisë, qirasë apo investimet që tashmë i kanë bërë.

Rikujtojmë se nga fillimi i pandemisë, punëtorët e sektorit privat dhe biznesi janë detyruar që në forma të ndryshme të gjejnë alternativa e të mbijetojnë, meqenëse vazhdimisht ndihma që është ofruar nga shteti ka qenë shumë e vobekët, përderisa vendimet për mbyllje kanë afektuar direkt te këta të fundit. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

ATK-ja inkasoi mbi 300 milionë euro për 4 muaj
EKONOMI

Veriu sfidë edhe për ATK-në, Murtezaj thotë se po bashkëpunojnë me Doganën e Policinë

3 orë më parë
Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik
EKONOMI

Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik

14 orë më parë
Rafuna i OEK takohet me Varhely, flasin për bashkëpunimin ekonomik
EKONOMI

Rafuna i OEK takohet me Varhely, flasin për bashkëpunimin ekonomik

4 ditë më parë
Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bosnje e Mal të Zi
EKONOMI

AAK-ja kërkon që paga minimale të jetë 370 euro

6 ditë më parë
A mund të hyjë ekonomia e Kosovës në recesion?
EKONOMI

A mund të hyjë ekonomia e Kosovës në recesion?

7 ditë më parë
Gërxhaliu: Punëtorët e huaj Kosovën e shohin mundësi tranziti për BE
EKONOMI

Gërxhaliu: Punëtorët e huaj Kosovën e shohin mundësi tranziti për BE

1 javë më parë
Ish-përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Kurti të dalë me një iniciativë të veten për veriun
Lajme

Ish-përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Kurti të dalë me një iniciativë të veten për veriun

4 Qershor, 2023

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, ka thënë që kryeministri i Kosovës Albin...

Read more
Diplomacia kosovare në Itali dhe prezantimi i vlerave kulturore

Diplomacia kosovare në Itali dhe prezantimi i vlerave kulturore

4 Qershor, 2023
Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Ka presione të mëdha rreth Kosovës

4 Qershor, 2023
Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

4 Qershor, 2023
Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

4 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.