Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Nuk kam qenë kurrë më i trazuar pas një fitoreje sa këtë herë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Nuk kam qenë kurrë më i trazuar pas një fitoreje sa këtë herë
Share on FacebookShare on Twitter

Në fjalimin hapës të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e parlamentit të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur për sfidat që sjell fitorja e mandatit të tretë.

Rama tha se e ndjen veten të trazuar pas një sfide politike, si asnjëherë më parë. Kryeministri shqiptar tutje tha se fitoret mund të bëjnë të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit, ndaj është i rëndësishëm qëndrimi me këmbë në tokë.

“Fituam mandatin e parë tetë vjet të shkuara, u konfirmuam në të dytin pas 4 vjetësh dhe si akush më parë në historinë shqiptare, u rikonfirmuam këtë vit për të tretën herë radhazi. Kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë që kemi arritur. Thjesht fakti, që jemi ne të parët që arrijmë, flet vetë për veçorinë dhe për vështirësinë e posaçme të kësaj fitoreje. Por kjo, është edhe fitorja më e vështirë për t’u merituar. Ndryshe nga sporti, ku fitoret meritohen kur arrihen, në politikë fitoret meritohen vetëm pasi arrihen. Fitoret e zgjedhjeve janë mundësira për të zhvilluar beteja të vazhdueshme, për t’iu kthyer zgjedhësve me punë dhe rezultate bindëse kredinë e lartë të përfaqësimit që ata iu japin borxh fituesve me votën e tyre. Herën e katërt do ta kemi më të vështirë se të tretën, por nuk e luan topi se detyra ndaj atyre që na besuan dhe ndaj Shqipërisë është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë që të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vjetësh. Nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar pas një sfide politike se sa kësaj here”.

“Sa më shumë gara fiton, aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit. Dehja nga fitoret, rënia e dëshirës për të mësuar, nënvlerësimi i rivalëve, shpërfillja ndaj dobësive, qorrimi ndaj boshllëqeve, shurdhimi ndaj kritikave janë tipare karakteristikë e fituesve që kthehen në humbës. Është momenti të ulim këmbët në tokë dhe të shtrijmë sytë në horizont. Është koha të gjejmë fuqi të reja për të parë veten, individualisht, për të parë skuadrën tonë si kolektiv, por edhe për të parë fitoren me sy kritik. Na duhet një forcë e re, një pasion i ri politik, një kapërcim i ri i vetvetes, për ta ngjitur më lart Shqipërinë”, tha Rama./tvklan

 

Lexo po ashtu

Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

19 minuta më parë
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)
Lajme

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

46 minuta më parë
Halil Matoshi
Lajme

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

55 minuta më parë
halil matoshi
Lajme

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 orë më parë
nagip arifi bujanoc
Lajme

Nagip Arifi: Pa stabilitet në Luginë, s’mund të ketë as mes Kosovës e Serbisë

1 orë më parë
Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)
Lajme

Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

2 orë më parë
Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

1 Prill, 2023

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti...

Read more
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

1 Prill, 2023
Halil Matoshi

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

1 Prill, 2023
halil matoshi

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.