Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Nika: Përplasje mes grupit ‘pro’ pavarësisë së Malit të Zi dhe ‘pro’ serb! Shteti serb i pa ndarë nga kisha

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Nika: Përplasje mes grupit 'pro' pavarësisë së Malit të Zi dhe 'pro' serb! Shteti serb i pa ndarë nga kisha
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në hapësirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, kreu i Këshillit Kombëtar në Mal të Zi, Faik Nika ka hedhur dritë mbi protesta e dhunshme dhe atë çfarë po ndodh në shtetin fqinj.

Nika: Situata sot është më e qetë. Dy ditë më parë ishte më e tensionuar, sot duket disi më e qetë. Nuk kemi më njerëz në rrugë dhe protesta të dhunshme por debatet do vazhdojnë gjatë.

Unë e konsideroj përplasje mes dy grupeve, atyre që janë pro Malit të Zi dhe pavarësisë së tij dhe grupi që e konsideron identitetin malazez diçka të stisur dhe jo të vërtetë dhe e konsiderojnë se Serbia duhet të jetë udhëheqëse dhe dirigjuese e Malit të Zi. Këtu kemi një përplasje e nisur nën petkun e fesë por në thelb është një përplasje reale politike mes atyre që janë pro Malit të Zi dhe atyre që më herët kanë votuar kundër Malit të Zi dhe bashkimit me Serbinë, janë të njëjtin aktorë. 

Ferko: BE është shqetësuar gjatë ditës së sotme për ngjarjet në Cetinjë, duke u ndalur në lirinë e tubimit duke e cilësuar një të drejtë themelore të BE. Ka pasur një shkelje të lirisë së tubimit, nisur nga aksioni i policisë?

Nika: Padyshim, ka pasur një përpjekje të qeverisë aktuale të krijojë kushtet dhe mundësitë që të bëhet ceremonia e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinjë, kurse grupi i cili e konsideron pavarësinë e Malit të Zi dhe tenton të bëjë edhe pavarësimin e Kishës Ortodokse malazeze, e kundërshtojnë zhvillimin e ceremonisë në kishën e Cetinjës, mund ta bëjnë në një prej kishave të tjera në Mal të Zi, pasi malazezët e konsiderojnë si kryeqytetin shpirtëror dhe historik të tyre.

Këtu ka lindur zanafilla e konfliktit, ku këto dy ditë kanë nisur edhe përleshjet dhe dhuna nga grupi malazez që e konsideron si përzierje në punët e brendshme të Malit të Zi, të dirigjuar përmes Kishës Ortodokse serbe, e cila ende dirigjohet nga politika e Beogradit. Mesa duket nga veprimet, në Serbi ende nuk kemi një shkëputje të shtetit nga kisha dhe kjo është për të ardhur keq.

Lexo po ashtu

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

7 orë më parë
Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë
RAJONI & BOTA

Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë

10 orë më parë
Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe disa ish-zyrtarë
RAJONI & BOTA

Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe disa ish-zyrtarë

11 orë më parë
Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin
RAJONI & BOTA

Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin

12 orë më parë
Shefi i OKB-së: Të paktën 16,000 njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë
RAJONI & BOTA

Shefi i OKB-së: Të paktën 16,000 njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

13 orë më parë
As pas thirrjes ndërkombëtare, Serbia s’e largon ushtrinë nga kufiri me Kosovën
RAJONI & BOTA

As pas thirrjes ndërkombëtare, Serbia s’e largon ushtrinë nga kufiri me Kosovën

15 orë më parë
Licencohet Federata Aeronautike e Kosovës
Lajme

Licencohet Federata Aeronautike e Kosovës

7 Qershor, 2023

Federata Aeronautike e Kosovës ka njoftuar dje se e ka fituar licencimin në bazë të standardeve të reja të organizatave...

Read more
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

7 Qershor, 2023
moti

Edhe sot diell e shi në Kosovë

7 Qershor, 2023
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.