Një grua, protagoniste e disa filmave pornografikë në Itali ka masakruar djalin e saj 2-vjeçar. Ajo la trupin e pajetë të djalit në një arkë supermarketi duke tronditur punonjësit dhe klientët.
Fëmija kishte nëntë plagë me thikë në trup, gjoks dhe qafë, ndërsa thika u gjet në çantën e gruas.
Bluza e vogëlushit e grisur dhe e përgjakur dhe xhupi i gruas u gjetën të hedhura në një ndërtesë aty pranë.
Sipas autoriteteve, nëna 44-vjeçare, Catalin Erzebet Bradaks, e cila dikur punonte si aktore në filma pornografie, donte të hakmerrej ndaj babait të fëmijës, nga i cili ishte divorcuar kohët e fundit. Çifti ishte në një mosmarrëveshje të gjatë për kujdestarinë e fëmijës .
Babai, i cili jeton në Hungari, njoftoi autoritetet pasi mori një fotografi të djalit të tij të vdekur përmes ËhatsApp. Autoritetet thonë se nëna e foshnjës e dërgoi foton pak para se të linte trupin e vogëlushit pranë supermarketit.
Mësohet se gruaja u arrestua pas ngjarjes së rëndë, shkruan protothema.