Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Nga IKSHPK-ja thonë që situata me pandeminë është jostabile dhe mund të përkeqësohet

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Nga IKSHPK-ja thonë që situata me pandeminë është jostabile dhe mund të përkeqësohet
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), thonë që situata me pandeminë është jostabile dhe mund të përkeqësohet.

Përmes një njoftimi nga IKSHPK-ja është bërë e ditur që “situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë vazhdon me rënie të numrit të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithatë është akoma jostabile, në veçanti duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë”.

“IKSHPK është duke e përcjellur në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend, në rajon dhe në botë. Situata me pandeminë në vendet në rajon dhe më gjerë është përkeqësuar, këto kohët e fundit. Ndërsa, situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë vazhdon me rënie të numrit të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithatë është akoma jostabile, në veçanti duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se IKSHPK-ja në vazhdimësi po i gjurmon të gjitha rastet, kontaktet e rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja, dhe kjo do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësor.

“Andaj, IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës.

Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen. Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin”.

Lexo po ashtu

Osmani: Bunjaku dhe pjestarët e tjerë dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi
Lajme

Sulmi terrorist në veri, Osmani: Duhet të punojmë që të parandalohen raste të tilla

2 minuta më parë
Gërvalla, të huajve: Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK
Lajme

Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK

10 minuta më parë
Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë
Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë

19 minuta më parë
Lajme

Drejtori serb i shkollës në Lipjan s’i lë komunarët të hyjnë brenda (VIDEO)

28 minuta më parë
Lajme

Mbështetja e qeverisë, 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku (VIDEO)

38 minuta më parë
Lajme

Fati i municionit: Kush i merr dhuratë armët “terroriste”? (VIDEO)

47 minuta më parë
Osmani: Bunjaku dhe pjestarët e tjerë dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi
Lajme

Sulmi terrorist në veri, Osmani: Duhet të punojmë që të parandalohen raste të tilla

27 Shtator, 2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur rreth sulmit terrorist në veri ku u vra polici Afrim Bunjaku. Osmani tha...

Read more
Gërvalla, të huajve: Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK

Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK

27 Shtator, 2023
Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë

Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë

27 Shtator, 2023

Drejtori serb i shkollës në Lipjan s’i lë komunarët të hyjnë brenda (VIDEO)

27 Shtator, 2023

Mbështetja e qeverisë, 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku (VIDEO)

27 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.