Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është takuar me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Borrell ka thënë se duhet të bëhet urgjent që të ketë përparim në dialog, transmeton Klankosova.tv.
“Një takim i mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të margjinave të Forumit të Paqes në Paris për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, luftimin e korrupsionit dhe progresin urgjent në kuadër të procesit të dialogut Prishtinë-Beograd”.
“Ne e ngritëm bashkëpunimin evropian si dhe angazhimin e rëndësishëm dypalësh”, ka thënë Borrell.