Nesër Kombëtarja e Kosovës do t’i nisë përgatitjet për tri ndeshjet e muajit shtator kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Për këtë grumbullim dhe ndeshjen e parë në “Batumi Arena” kundër Gjeorgjisë, nesër në orën 11:30 në hotel “Emerald” në konferencë për media do të paraqitet përzgjedhësi Bernard Challandes.
Orari i aktiviteteve të datës 30 gusht, 2021:
ora 10:00 – Nënshkrimi i marrëveshjes me sponsorin e Superligës
(në selinë e FFK-së)
ora 11:30 – Konferenca e përzgjedhësit të Kombëtares, Bernard Challandes
(në hotel Emerald)
ora 16:30 – Stërvitja e parë e Kombëtares U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21
(në kampin Edukativ Nacional në Hajvali)
ora 19:00 – Stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës
(në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë)