Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Në Shqipëri 120 fëmijë humbasin çdo vit, 16 janë ende të zhdukur

lajmim.com nga lajmim.com
6 ditë më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Në Shqipëri 120 fëmijë humbasin çdo vit, 16 janë ende të zhdukur
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo vit në Shqipëri humbasin rreth 120 fëmijë, por fatmirësisht shumica e tyre gjenden në një kohë të shpejt. Në ditën ndërkombëtare për fëmijët e humbur, bëhet me dije se 16 fëmijë rezultojnë të zhdukur në harkun kohor të 30 viteve.

Edhe pse janë bërë kërkime, asgjë nuk është mësuar për fatin e këtyre fëmijëve.

Pikërisht për të mos lejuar më raste të tilla, Shqipëria do të jetë vendi i parë në Ballkan që do shpallë sinjalin Amber, një sinjal që lëshohet nga policia për të angazhuar të gjitha institucionet dhe komunitetin në gjetjen dhe rikuperimin e një fëmije të humbur ose të zhdukur.

Qendra Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar (ICMEC) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe qendrën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, kanë hartuar protokollet e punës që do të zbatohen nga policia.

Do të jetë kompania globale Meta e cila ka rënë dakord që të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit për të shpërndarë njoftimet e alarmit për fëmijët e humbur.

Sinjali Amber u krijua në vitin 1996 në SHBA, pas humbjes së një vajze 9-vjeçare, Amber Hagerman, e cila u rrëmbye dhe më pas u gjet e vrarë në Teksas.

Lexo po ashtu

Vuçiq thirrje ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj përgjegjësve për situatën në veri të Kosovës
RAJONI & BOTA

Vuçiq thirrje ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj përgjegjësve për situatën në veri të Kosovës

10 orë më parë
Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit
RAJONI & BOTA

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

16 orë më parë
Tërmeti godet Zelandën e Re, ja sa ishte magnituda
RAJONI & BOTA

Tërmeti godet Zelandën e Re, ja sa ishte magnituda

20 orë më parë
Koreja e Veriut do të lëshojë satelitin e parë spiun ushtarak në qershor
RAJONI & BOTA

Koreja e Veriut do të lëshojë satelitin e parë spiun ushtarak në qershor

2 ditë më parë
ShBA thotë se nuk i mbështet sulmet brenda Rusisë
RAJONI & BOTA

ShBA thotë se nuk i mbështet sulmet brenda Rusisë

2 ditë më parë
Rritje e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut
RAJONI & BOTA

Rritje e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut

2 ditë më parë
Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri
Lajme

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

1 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bëri të ditur se është arrestuar veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtiq. Sveçla...

Read more
Macron Scholz

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

1 Qershor, 2023
Kore

Kim Yo Jong e Koresë së Veriut thotë se do të ketë më shumë lëshime të satelitëve spiunë

31 Maj, 2023
Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

31 Maj, 2023
Albin Kurti

Kurti flet me Erdoganin: Në republikën tonë pushteti fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë

31 Maj, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.