Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Në momentin kur do të kemi rënie të rasteve, do të kërkojmë lirimin e masave

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Po detyrohemi të organizojmë shtretër shtesë
Share on FacebookShare on Twitter

Valbon Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së ka njoftuar se në momentin që do të ketë rënie të numrave të të infektuarve atëherë do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të lirohemi nga masat kundër Covid-19.

“Ne besoj që kemi qenë korrekt në këtë aspekt, sa herë që kemi numër të vogël të të infektuarve, kemi kërkuar dhe kërkojmë që duhet të lirohemi, por në momentin që kemi numër të madh të të infektuarve ne si personel shëndetësor e kemi për obligim të që kërkojmë dhe rekomandojmë ministrisë që të shtrëngojmë masat. Pasi kjo mbetet mënyra e vetme për të ruajtur shëndetin”.

Krasniqi po ashtu tha se tani nuk kanë problem sa i përket furnizimit me oksigjen për pacientët.

Ai tutje shtoi se tani kanë mbi 450 shtretër të kyçur në oksigjen qendror dhe se tani pacientët dhe personeli shëndetësor ndihem më të sigurt sa i përket kësaj.

“Tani kemi më shumë mjekë të cilët janë të kyçur. Kemi një përvojë më të madhe në trajtimin e pacientëve. Kemi gjënë më të rëndësishme tani, oksigjenin. Stabilitetin me furnizim me oksigjen. Kemi bërë investime të rëndësishme në oksigjen. Tashmë kemi vendosur në të gjitha spitalet rezervuare të oksigjenit dhe kemi zgjedhur rrjetin e shtretërve që janë të kyçur në oksigjenin qendror.

Vetëm në QKUK, kur e kam marrë mandatin, kemi pasur diku 130 shtretër për Covid të kyçur në oksigjen qendor. Tani vetëm në QKUK kemi mbi 450 shtretër të kyçur në oksigjen qendror.Tani pacientët dhe personeli shëndetësor ndihen më të sigurt sa i përket furnizimit me oksigjen”.

Drejtori i SHSKUK-së ka dhënë edhe një lajm të mirë. Ai tregoi që shumë shpejt do të kyçen edhe rreth 750 punëtor shëndetësor.

“Qysh nesër ose pasnesër, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë presim që të kyçen edhe rreth 750 punëtor shëndetësor në spitale dhe në QKUK”, u shpreh ai në ATV.

Lexo po ashtu

Aleksandar Vuçiq
Lajme

Vuçiq: Ka presione të mëdha rreth Kosovës

16 minuta më parë
Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Lajme

Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

25 minuta më parë
policia
Lajme

Policia: Aktualisht situata në veri është e qetë

43 minuta më parë
Recep Tayyip Erdogan
Lajme

Osmani: Bashkëpunimi në këtë kohë është përcaktues për sigurinë e përbashkët

1 orë më parë
vjedhje parash
Lajme

Ia vodhën paratë e këmbimores në të cilën punonte

1 orë më parë
Gabriel Escobar
Lajme

Escobar: Tensionet në Veri kanë qenë të shmangshme

1 orë më parë
Diplomacia kosovare në Itali dhe prezantimi i vlerave kulturore
KULTURË

Diplomacia kosovare në Itali dhe prezantimi i vlerave kulturore

4 Qershor, 2023

Vlerat e një shteti dhe qytetarëve të tij janë esenciale nëpasqyrimin e identitetit social, material, shpirtëror dhe kulturorpara botës. Trashëgimia kulturore e Republikës së Kosovës ështëpasuri e madhe dhe e pazëvendësueshme në paralelet e shkëmbimeve ndërkulturore me vendet e pasura që nga kulturakanë krijuar shtyllat e identitetit europjan dhe botëror. Vlen tëpërmendet se Italia në shkallë globale ka krijuar pozitë dhe emërprandaj edhe rastet e prezentimit të vlerave tona kulturore nëgadishullin Apenin mund të kuptohen edhe si sfidë e madhe e përballjes qytetëruese të dy popujve që historia jo rrallë i vuripranë dhe përballë njëri-tjetrit. Mirëpo për diplomacinë kosovare në Itali duket se dëshira e prezentimit të pozitives nga tradita si dhe thyerjes sëparagjykimeve të mbrapambetura që nganjëherë kushtëzojnëvlerësimin objektiv të artit dhe kulturës paralelisht me ofertattjera vlerësuese mbi mundësitë e hapjes dhe bashkëpunimit tëndërsjellë, kohëve të fundit po gjen hapësirë dhe vend. Kështundodhi edhe në qytetin Milano ku konsulli i përgjithshshëm iRepublikës së Kosovës, z.Diamant Kastrati, të dielen me 21 majkishte organizuar një takim publik në Qendrën kulturore-religjioze Ambroziano, ku ishin ftuar miq italianë si dheveprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare si përfaqësues tëshoqatave kulturore shqiptare, shkollave të mësimit plotësues nëgjuhën shqipe, etj. Në hyrje të sallës mysafirët e nderuar u pritën me respekt dhebujari nga konsujt e nderuar z, Driton Blakçori dhe z.BesnikMaxhera, kurse salla e mbushur plot ishte tregues i interesimit tëmadh për të marrë pjesë në prezentimin e madh të krijimtarisëletrare dhe publicistike të njërit nga personazhet mëemblematike të Kosovës në gjysmëshekullin e fundit, shkëlqesisë së tij Don Lush Gjergjit i cili kishte ardhurnga Kosova në Milano për të promovuar disa nga librat e tijkushtuar figurës së ndritshme të shenjtores dhe nobelistesshqiptare Shën Nënë Terezës. Tubimin e hapi konsulli i përgjithshëm, z.Diamant Kastrati, i cilitha : Është nder i veçantë për mua, të hapë këtë prezantim tëveprave të botuara kushtuar Nënë Terezës, për arsye se vetë faktiqë kemi të bëjmë me një person shumë unik siç ishte NënëTereza, dhe fakti që kemi të bëjmë me një shkrimtar, veprimtartë shquar dhe biograf të Nënë Terezës, siç është Don Lush Gjergji, e bënë këtë ngjarje shumë herë me të rëndësishme dhena mundëson të kujtojmë së bashku, veprën e madhe jetësore tëcilin ajo ia dhuroi njerëzimit”. Me respekt duke folur për punën kolosale të Don Lush Gjergjit, konsulli Kastrati tha se ky prezentim i sotëm është një hap ivogël në krijimin e kujtesës kolektive për Nënën e madhe ShënTerezën shqiptare dhe shprehu mirënjohjen e madhe për autorindhe librat e tij. Prandaj themi me krenari se Nënë Tereza paraqetjo vetëm simbolin e dashurisë, të paqes e humanizmit, por edhenjë fat të madh historik, të cilin ne, pasardhësit e saj, duhet ta kujtojmë çdo ditë e ta themi me zë të lartë se ajo u shndërrua nëfytyrën morale të njerëzimit, duke e shfaqur traditën morale tësaj e të familjes, dhe traditën e popullit të vet shqiptar. Kjo duhet të jetë arsyeja që ne të mos reshtim së theksuari emrine saj, mësimet e saj, personalitetin e saj të jashtëzakonshëm dhetë jemi krenar që botës ia kemi ofruar shembullin e gruasshqiptare të quajtur, Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza,...

Read more
Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Ka presione të mëdha rreth Kosovës

4 Qershor, 2023
Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

4 Qershor, 2023
Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

4 Qershor, 2023
Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

4 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.