Maqedonia e Veriut është në zi pas vdekjes së 12 personave dhe lëndimit të 14 të tjerëve nga shpërthimi i bombolave në Spitalin Modul të Tetovës.
E nga rrëfimet prekëse nga kjo tragjedi, gazetari Besnik Tahiri ka treguar në Edicionin Special se nga viktimat bëjnë pjesë një vajzë e re bashkë me nënën e saj. Vajza ishte në spital për t’ u kujdesur për nënën e saj e cila ishte e infektuar me COVID-19.
Në këtë tragjedi po ashtu vdiqën babë e bir, të cilët ishin të palëvizshëm, dhe po trajtoheshin nga virusi.
Autoritetet e shtetit gjatë vizitave thanë se do të shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u sqaruar rrethanat se si erdhi deri tek shpërthimi.