Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Në Maqedoninë e V. të dielën nis regjistrimi i popullsisë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Në Maqedoninë e V. të dielën nis regjistrimi i popullsisë
Share on FacebookShare on Twitter
Maqedonia e Veriut, të dielën nis me regjistrimin e popullsisë, që do të zgjas deri më 30 shtator. Për realizimin e këtij operacioni statistikor, në terren do të dalin mbi 5,500 regjistrues, të cilët përveç popullatës, do të regjistrojnë edhe amvisëritë, banesat, por edhe karakteristikat e përcaktuara demografike, arsimore, ekonomike dhe sociale të popullsisë.

“Ne e bëjmë këtë për qytetarët, nuk e bëjmë për ne. Jo vetëm që shpresojmë, por jemi të sigurt se qytetarët do të na mbështesin. Ky operacion është në interes të qytetarëve dhe të askujt tjetër. Të dhënat që do të mbledhin janë për zhvillimin ekonomik të vendit, për të mirën e çdo qytetari të këtij vendi. Pa të dhënat e nevojshme statistikore nuk mund të planifikohet asgjë në shtet”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Apostol Simovski, Drejtor i Entit të Statistikës.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, është bërë në vitin 2002. Në vitin 2012 kishte nisur regjistrimi i popullsisë, por disa ditë para përfundimit kishte dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike, që kishin të bëjnë me metodologjinë, përkatësisht regjistrimin e diasporës.

Regjistrimi ishte paraparë të mbahej në prill, por u shty për në shtator, me kërkesë të opozitës, me arsyetimin e pandemisë së koronavirusit. Por, regjistrimi i diasporës kishte nisur në prill, pavarësisht vendimit për shtyrje dhe ka rrjedhur gjatë tërë këtyre muajve, për të vazhduar tani në shtator me regjistrimin brenda vendit. Deri më tani, janë regjistruar rreth 200 mijë shtetas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Kryeministri Zoran Zaev, beson se operacioni do të përfundoj me sukses.

“Nëse paraqiten raste të infektimit, mund të bëhen zëvendësime të regjistruesve, që ky proces të mos ndërpritet, por të mund të vazhdojë me sukses deri në fund. Shumica e regjistruesve janë të vaksinuar dhe nuk besoj të kemi probleme në terren. Regjistrimi është shumë i rëndësishëm dhe ky proces duhet të përfundojë me sukses, pasi është në të mirën e vendit”, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev.

Mbi rëndësinë që ka regjistrimi i popullsisë, flet për Radion Evropa e Lirë, edhe Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë.

Çdo lloj planifikimi ekonomik që realizohet në shtet, qoftë për investimet, qoftë për hapjen e vendeve të reja të punës, qoftë për numrin e studentëve, për politikat arsimore e kështu me radhë, ka një bazë dhe ajo është regjistrimi i popullsisë, që duhet të nxjerrë numrin real të popullsisë, andaj edhe realizimi i këtij operacioni statistikor është më se i domosdoshëm”, thotë Halili.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, Maqedonia e Veriut ka rreth dy milionë banorë, prej tyre afër gjysmë milioni apo 25. 17 për qind janë shqiptarë.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të drejtat e tyre i realizojnë në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, që ishte arritur pas luftës së vitit 2001.

Me ndryshimet kushtetuese që ishin bërë në vitin 2002, të drejtat e shqiptarëve janë rregulluar në bazë të përqindjes së tyre në shtet. Përveç maqedonishtes, gjuhë zyrtare në këtë vend është edhe gjuha të cilën e flasin mbi 20 për qind të popullatës jomaqedonase, që i bie të jetë gjuha shqipe edhe pse nuk përmendet si e tillë. Në bazë të këtij formulimi kushtetues, shqiptarëve u sigurohen edhe të drejtat e tjera kombëtare, si përfaqësimi adekuat në institucione, përdorimi i simboleve kombëtare, gjuhësore e kulturore.

Pikërisht, ky formulim kushtetues ka politizuar edhe regjistrimin duke bërë që ai të mos mbahej për 20 vjet. Opozita maqedonase në vazhdimësi ka kontestuar numrin e shqiptarëve në shtet, se ai është më i ulët se 20 për qind, por të kundërtën pretendojnë shqiptarët.

Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike, thekson nevojën e ndryshimit të kushtetutës, të cilën e sheh si burim të krizave, përfshirë edhe këtë me regjistrimin e popullsisë.

“Në plan afatgjatë, për të pastruar njëherë e mirë këto dilema dhe që procesi i regjistrimit të mos shihet nga aspektet politike, juridike, etnike, por të ketë vetëm efekte statistikore, atëherë duhet të bëhen ndryshime kushtetuese në të cilin Maqedonia e Veriut do të definohet si shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve dhe të mos përmendet formulimi i shqiptarëve si popull prej 20 për qind”, thotë Halili.

Për realizimin e regjistrimit, qeveria do të shpenzojë 8.5 milionë euro.

Lexo po ashtu

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

57 minuta më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

1 orë më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

1 orë më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

1 orë më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

4 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

5 orë më parë
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)
Lajme

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023

Libraria që mban emrin e kryeqytetit shqiptar të Malit të Zi, ishte vendi ku të dielën mbrëma u fol rreth...

Read more
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

20 Mars, 2023
Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

20 Mars, 2023
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

20 Mars, 2023
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.