Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Në kushte të mjera, Pediatria në Mitrovicë të Jugut pret objektin e ri

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Në kushte të mjera, Pediatria në Mitrovicë të Jugut pret objektin e ri
Share on FacebookShare on Twitter

Nën lagështi e myshqe, fëmijë të sëmurë marrin trajtim në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.

Objekti i pamirëmbajtur gjendet ngjitur Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, por është pjesë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës së Jugut, i cili ndodhet rreth 1.5 kilometra larg.

“Kushtet janë shumë të këqija”, thotë një nënë teksa kujdeset për fëmijën e saj të shtrirë.

Pranë shtratit të vjetër qëndron edhe një bombolë e ndryshkur oksigjeni.

Bombola e oksigjenit e ndryshkur pranë shtratit të pacientëve në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.
Bombola e oksigjenit e ndryshkur pranë shtratit të pacientëve në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.

“Kushtet në të cilat kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë, janë të paimagjinueshme për një shtet që pretendon të hyjë në Evropë”, thotë shefi i repartit, Qenan Cabra, për Radion Evropa e Lirë.

“Pos tjerash, jemi edhe larg spitalit kryesor. Analizat laboratorike, radiologjia, konsultat me mjekë të tjerë – të gjitha janë larg prej këtu. Prindërit duhet të paguajnë taksi, ose të shkojnë në këmbë deri te spitali”, thotë ai.

Cabra tregon se në kushte të tilla punohet që nga paslufta, më 1999, por kjo nuk është e vetmja problematikë, sipas tij.

Aty punojnë vetëm shtatë mjekë – katër prej të cilëve udhëtojnë nga Prishtina, rreth 40 kilometra larg – ndërsa numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, shkon deri në 50 në ditë.

Ndërtesa “e re” e Pediatrisë

Gjendja nuk pritej të vazhdonte kështu përgjithmonë. Në vitin 2016, me ndihmën e një organizate humanitare, u ndërtua një objekt i ri në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, i cili do të shërbente si repart i pediatrisë.

Por, kanë kaluar shtatë vjet dhe ai nuk është funksionalizuar ende.

Sipas disa punonjësve në spital, ka pasur mosmarrëveshje midis projektuesit të objektit, donatorit, investitorëve dhe kompanive punëkryese.

Për pasojë, thonë ata, objekti është shfrytëzuar shpesh si depo për ilaçe.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë e vizitoi atë javën e kaluar dhe pa shtretër pacientësh e pajisje të pashfrytëzuara kurrë. Në disa vende, dyshemeja po ashtu kishte nisur të prishej.

Trajtimi i fëmijëve në Repartin e Pediatrisë pa kushte elementare
Trajtimi i fëmijëve në Repartin e Pediatrisë pa kushte elementare

“Çdo objekt i pabanuar, edhe pse është i ri, dëmtohet, sepse nuk është i mbikëqyrur”, thotë drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë të Jugut, Luljeta Buçinca Zhubi, e cila ka marrë udhëheqjen e këtij institucioni para dy vjetësh.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se po punon intensivisht që objekti i dedikuar për Repartin e Pediatrisë, të futet në punë.

Disa punime, sipas saj, janë ripërtërirë në fund të gushtit. Kjo gjendje është pasojë e planifikimeve jo të duhura, thotë ajo.

“Fatkeqësisht, shumë pak kemi dokumente nga punimet e këtij objekti. Shumë pak kanë lënë gjurmë përgjegjësit e mëparshëm, andaj edhe nuk kemi mundur ta gjejmë një përgjegjës se kujt t’i adresohemi”, thotë Buçinca Zhubi, duke mos specifikuar më shumë.

Shtretërit e rinj, ende të papërdorur që nga viti 2016 kur edhe u blenë në objektin e ri të Pediatrisë, në Mitrovicë të Jugut.
Shtretërit e rinj, ende të papërdorur që nga viti 2016 kur edhe u blenë në objektin e ri të Pediatrisë, në Mitrovicë të Jugut.

As Ministria aktuale e Shëndetësisë, e cila është zgjedhur para më shumë se dy vjetësh, nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur më herët me objektin në fjalë.

Por, thotë se ka bërë vlerësimin e gjendjes së tij dhe se duhen mbi 500 mijë euro investime për ta vënë në funksion. Në këtë kosto përfshihen: riprojektimi, pajisjet mjekësore, inventarët, burimet njerëzore e të tjera.

“Është bërë projektimi dhe pritet që të bëhet publikimi i aktivitetit të prokurimit për kryerjen e punimeve. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka hartuar dhe finalizuar planin e veprimit, në përputhje me vlerësimin e gjendjes në këtë repart”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Se kur do të funksionalizohet ky objekt, nuk është e qartë – askush nuk jep ndonjë afat. Deri atëherë, fëmijët mitrovicas do të kenë adresë të parë repartin e vjetër te Qendra e Mjekësisë Familjare, i cili i ka vetëm shtatë shtretër për pacientë.

Një infermiere duke u kujdesur për një fëmijë të sëmurë të shtrirë në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Një infermiere duke u kujdesur për një fëmijë të sëmurë të shtrirë në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.

Sektori i shëndetësisë në Kosovë, prej vitesh, përballet me sfida – nga mungesa e barnave deri te ikja e stafit shëndetësor – përkundër zotimeve të institucioneve se do ta përforcojnë atë.

REL-i ka raportuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka klinika ku pacientët duhet të presin me vite për të marrë një shërbim, në disa të tjera familjarët duhet të bëjnë punën e infermierëve.

Përveç QKUK-së në Prishtinë, Kosova ka edhe shtatë spitale rajonale: në Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë të Jugut, Ferizaj e Vushtrri.

Lexo po ashtu

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi
RAJONI & BOTA

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

7 orë më parë
Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
RAJONI & BOTA

Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

12 orë më parë
3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës
RAJONI & BOTA

3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës

15 orë më parë
Rama të hënën pret liderët e Rajonit dhe komisionarin e BE-së për Zgjerimin, Kurti akoma nuk ka konfirmim
RAJONI & BOTA

Rama nuk tërhiqet: BE-ja duhet ta dënojë sulmin në Banjskë

17 orë më parë
“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”
RAJONI & BOTA

“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”

20 orë më parë
Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë
RAJONI & BOTA

Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë

1 ditë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.